Policia Italiane ka sekuatruar 2 ton drogë e cila vinte nga Shqipëria si dhe ka vënë në pranga poseduesin e lendës narkotike. Droga u gjet në një furgon në pronësi të shtetasit të arrestuar Giovanni Carabotti 49 vjeç.
Gjithashtu disa metra më tutje furgonit është gjetur një gomone 10 metra e gjatë me dy motorë me 500 kuaj fuqi secili. Dyshohet se gomonia është përdorur nga trafikantët për të sjellë drogën nga Shqipëria në Itali. Lënda narkotike e sekustruar ishte e ndarë në pako me peshë 20 kg secila dhe arrinte shifrën e 10 milionë eurove. Polica italiane po punon për identifikim dhe kapjen e skafistëve.