Policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë, pasi kishin mbjellë hashash në një zonë të pyllëzuar të San Benedetto Belbo në Itali.
Mësohet se të arrestuarit janë një 40-vjeçar dhe dy 17-vjeçarë, të cilëve i është sekuestruar rreth 55 kilogramë marijuanë të thatë.
Pasi policia shkatërroi të gjitha bimët narkotike që rriteshin në zonën e pyllëzuar, 40-vjeçarin e dërguan në burg në Asti, kurse dy të miturit në Torino.
Tashmë pritet masa që gjykata italiane do të vendosë për shqiptarët.