Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Nuk dhanë lekët e qirasë”, policia sqaron ngjarjen në Berat

Nga Klodiana 0

Policia e Beratit ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Uznovës, ku u qëllua me armë zjarri ndaj tre të rinjve.

Policia sqaron se tre persona kanë qëlluar drejt lavazhit, ku ndodheshin tre qiramarrësit, pasi këta të fundit nuk kishin paguar qiranë.

Njoftimi i policisë:

Berat

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të një lavazhi dhe tentuan të largohen, por u vunë në pranga nga Policia.

Falë reagimit në kohë dhe profesional të Policisë u kapën dhe arrestuan në flagrancë tre shtetasit që qëlluan me armë zjarri.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë dhe 1 automjet Benz.

Rreth orës 16:00, është marrë njoftim se disa shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lavazhi dhe janë larguar nga vendgjarja.

Menjëherë janë organizuar shërbimet dhe falë një reagimi të shpejtë dhe një pune të mirëorganizuar nga Komisariati i Policisë Berat në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Rendit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

V.S, 42 vjeç, Xh.S, 25 vjeç dhe P.Q, 66 vjeç, të tre banues në Berat.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi V.S, pronari i lavazhos, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lavazhos të cilën e ka dhënë me qera, pasi qeramarrësi nuk i kishte dhënë lekët e qerasë.

Më pas shtetasi V.S, së bashku me shtetasit XH.S dhe P.Q, janë larguar me automjet duke hedhur në rrugë edhe armën e zjarrit, por falë reagimit në kohë të Policisë është bërë kapja e tyre si dhe gjetja e sekuestrimi i armës së zjarrit.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, “Armbajtje pa leje”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej