Një 29 vjecar është kapur me kokainë në makinë gjatë natës në Gallarate të Italisë.
Ai është ndaluar nga një patrullë e policisë dhegjatë kontrollit i janë gjetur 600 gramë kokaine dhe një shumë prej 7 mijë eurosh.
Filllimisht i riu ishte shtirur sikur nuk dinte italisht, ndërkohë policia i kishte gjetur një faturë gazi dhe adresën e shtëpisë. Më pas ai kishte tentuar të largohej policisë, shkruan media italiane Malpensa24.
Sakaq, bëhet me dije se kokaina që iu sekuestrua 29 vjecarit shqipëtar shkonte deri ne 70 mijë euro.