Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Itali, goditet banda e “skifterëve” shqiptarë, 6 në pranga

Nga Klodiana 0

Policia italiane ka goditur një bandë shqiptarësh në Itali e specializuar në vjedhjen e vilave. Mediat italiane shkruajnë se janë gjashtë persona të arrestuar dhe nëntë që po ndiqen në gjendje të lirë. Ata akuzohen se kanë kryer dhjetëra vjedhje në veri dhe në qendër të Italisë.

Personat nën hetim dhe të arrestuar, të gjithë me origjinë nga Shqipëria, hynin në aksion sidomos gjatë orëve të mbrëmjes dhe të natës dhe nga Roma spostoheshin në qytetet e qendrës dhe të veriut të Italisë për të kryer grabitjet e shumta.

Sipas hetuesve, banda kishte lidhje edhe me grupe të ndryshme që veprojnë në qytete të tjera në Itali, si Milano, Venecia, Vicenza dhe Ascoli.

Hetimet çuan në sekuestrimin e një duzine makinash “Audi” të vjedhura dhe të mallrave të mëdha të vjedhura (orë Rolex, Cartier, Guçi dhe marka të tjera prestigjioze, shumë bizhuteri ari, diamante dhe xhevahire të tjera të çmuara), si dhe çanta dhe objekte me vlerë që u përdorën nga partneret e të arrestuarve.

 

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej