Pas sulmit në Barcelonë, Shteti Islamik ISIS ka kërcënuar sërish Italinë. Ndërsa kërcënimit të ISIS nuk i ka shpëtuar as Papa Francesku. “Ne do të hakmerremi, do të jemi në Romë”, thuhet në kërcënim.
ISIS u ka kërkuar xhihadistëve që të sulmojnë shtetin fqinj, duke përdorur automjetet si armë, ashtu si në Barcelonë.
Gatishmëria në Itali pas kërcënimeve është maksimale, ndërsa qytetarët janë të frikësuar, pasi u tremben përsëritjes së sulmeve si në Barcelonë, Francë, Finlandë dhe Gjermani.