Ish-ministri socialist i Financave: Shteti ka rënë, nuk ka lekë për rrogat e pensionet! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-ministri socialist i Financave: Shteti ka rënë, nuk ka lekë për rrogat e pensionet!

15:06 | 29/10/2019
në Kryesore
0

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj ka ngritur shqetësimin mbi borxhet e papaguara në 2018 të sigurimeve shoqërore, që arrijnë në vlerën e 14 miliardë lekë ose 110 milionë euro.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Malaj shkruan se duhet transparencë, pasi heshtja i bën këto institucione përgjegjëse për situatën.

“Disa institucione nuk kanë derdhur as pjesën e sigurimeve shoqërore që ju kanë mbajtur nga paga e tyre. Kjo mund të konsiderohet “vjedhje” e parave të tyre deri atëherë kur këto shuma vërtetohet se janë derdhur në sigurimet shoqërore”, shkruan Malaj në Fecbook.

Read more

1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –

Postimi nga Arben Malaj:

Shteti (nuk) ka rënë. Në media është deklaruar se, në fund të vitit 2018 borxhet e pa-paguara të sigurimeve shoqërore arriten në 14 miliardë lekë ose 110 milionë euro.

Një pjesë e konsiderueshme e tij i përket pushtetit vendor. Mospagesat vazhdojnë të përkeqësohen në rreth 1100 institucione. Qartësimi i kësaj situate, transparenca maksimale me punonjësit e sektorit publik që nuk u paguhen sigurimet shoqërore, prezantimi i një plani konkret se si dhe deri kur do të shlyhen këto detyrime, qartëson nqs shteti nuk ka rënë.

Kjo është një çështje sociale shumë kritike për të gjithë punonjësit. Disa institucione nuk kanë derdhur as pjesën e sigurimeve shoqërore që ju kanë mbajtur nga paga e tyre. Kjo mund të konsiderohet “vjedhje” e parave të tyre deri atëherë kur këto shuma vërtetohet se janë derdhur në sigurimet shoqërore. Njëkohësishtë mos-pagesat fshehin deficitin buxhetore dhe borxhin publik të një vendi, kjo prodhon pa qartësi dhe pasiguri për të ardhmen.

Mospagesat cënojnë rëndë kredibilitetin e qeverisjes. Në një vend të qeverisur me përgjegjësi morale dhe ligjore sapo këto shifra të bëheshin publike, qeveria, dhe bashkitë duhet të bënin sqarim publik për saktësinë e shifrave dhe planin konkrete të shlyerjes së tyre.

Heshtja i bënë përgjegjës edhe ligjore. Disa hapa të menjëhershme duhen të ndërmerren pa vonesë :

(1) Interpelancë parlamentare me kryeministrin.

(2) Verifikim i shifrave nga KLSH.

(3) Identifikimi i drejtuesve të institucioneve që kanë shkelur ligjin duke mos paguar në të njëjtën kohë pagat dhe sigurimet shoqërore dhe penalizimi për shpërdorim detyre;

(4) identifikimi i përgjegjësisë për punonjësit thesarit që kanë lejuar pagimin e pagave pa paguar në të njëjtën kohë sigurimet shoqërore;

(5) bllokimi i menjëhershëm i çdo shpenzimi operative dhe i investimeve për zyra, makina, pajisje, shërbime brenda dhe jashtë vendit deri në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura;

(6) Bllokimi i çdo shpenzimi për udhëtime e dieta për aktivitete ndërkombëtare duke e deleguar përfaqësimin në nivel ambasadori.

(7) Detyrimi i institucioneve përgjegjëse që brenda 15 ditëve të paraqesin programin e shkurtimit të shpenzimeve operative dhe afati i shlyerjes së detyrimeve të prapambetura për sigurimet shoqërore.

(8) Një analizë e thelluar për eleminimin e fryrjes së numrit të punonjësve për motive politike e nepotiste në institucionet që nuk kanë paguar sigurimet shoqërore;

(9) Qartësimi publik nga qeveria i hapave konkrete ligjore dhe administrative të ndërprerjes së mos pagimit në të njëjtën kohë të pagave dhe sigurimeve shoqërore dhe të shlyerjes së detyrimeve të prapambetuar brenda afateve konkrete.

Pensionistët e sotëm dhe ata të viteve të ardhshme si edhe taksapaguesit shqiptarë nuk duhen rënduar me kostot e rënda të mos pagimit të sigurimeve shoqërore.

Pensionistët penalizohen nga mos rritja reale e pensioneve, taksapaguesit do të rëndohen nga rritja e taksave për të mbyllur gropën e madhe dhe në rritje të deficitit të skemave sociale, deficitit buxhetore dhe rritjen në nivele kritike të borxhit publik zyrtar dhe të fshehur.

Etiketa: Arben Malajborxhet e papaguara në 2018Ish-ministri socialist i Financavesigurimet shoqërore

Të Lidhura

1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

nga 27
21:14 | 03/04/2026
0

Një hendek gjithnjë e më i madh po regjistrohet në bankat e vendit tonë midis kursimtarëve të mëdhenjtë dhe atyre...

Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –

Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –

nga 27
21:02 | 03/04/2026
0

“Bordi i Transparences”, Autoriteti i Konkurrences, Doganat, Ministria e Financave dhe vete kryeministri jane kthyer si artiste cirku, prestixhiatore qe...

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –

nga 27
20:32 | 03/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama kërkoi që bashkitë të hapin zyra të posaçme për ndihmë juridike në shërbim të kadastrës, me qëllim...

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –

nga 27
20:20 | 03/04/2026
0

Alarmi i Bashkimit Europian për largimin e menjëhershëm nga tregu të qumështit Aptamil, i cili ka rezultuar i kontaminuar me...

Para
Heroi hebre i luftës italo-greke që ia dhunojnë varrin nazistët grekë

Heroi hebre i luftës italo-greke që ia dhunojnë varrin nazistët grekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

21:14 | 03/04/2026
Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –

Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –

21:02 | 03/04/2026
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –

20:32 | 03/04/2026
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –

20:20 | 03/04/2026
16 tifozë jashtë stadiumeve –

16 tifozë jashtë stadiumeve –

19:40 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –
  • Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –
  • Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –
  • Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –
  • 16 tifozë jashtë stadiumeve –
  • Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –
  • Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com