Ish-drejtoresha e burgut të grave në Tiranë, Xhoi Jakaj ka qenë në “shënjestrën” e komenteve negative pas një postimi që ka bërë në profilin e saj në Facebook.
Jakaj ka shkruar një poezi thuajse identike me “Kristal” të Ismail Kadaresë. Pasi miqtë ia kanë vënë në dukje këtë ngjashmëri, nëna e modeles Oriela Marashi, ka theksuar se nuk e ka lexuar asnjëherë poezinë e Kadaresë dhe se ato vargje që ka shkruar janë të sajat.
Pedagogia Xhoi Jakaj e ka fshirë postmin nga profili i saj në Facebook, por poezia e “saj” tashmë është kudo online.