Pasagjerët në bordin e avionit që udhëtonte nga Venecia drejt Tiranës kanë përjetuar momente tmerri. 20 minuta pas nisjes avioni ka pësuar një defekt duke u detyruar të bëjë ulje emergjente në Ancona. Mësohet se avioni i përket kompanisë ajrore Blue Panorama. Vetëm pak ditë më parë një tjetër incident i ka ndodhur kompanisë ajrore ”Blu Panorama”. Një pilot i kësaj kompanie është kapur i dehur nën efektet e alkoolit pak përpara se të hipte në bordin e avionit të cilin do ta pilotonte.
Plagosje me thikë në Kavajë –
Një person mbeti i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në lagjen...