Investigimi: Shqipëria thyen embargon e SHBA dhe BE, furnizon me gaz regjimin Sirian – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Investigimi: Shqipëria thyen embargon e SHBA dhe BE, furnizon me gaz regjimin Sirian

19:45 | 31/12/2020
në Kryesore
0

Read more

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Mediat e huaja raportojnë se anije-cisternë që nisen nga Shqipëria, thyejnë embargon ndërkombëtare duke furnizuar me gaz të lëngshëm regjimin në Damask në Sirisë.

Sipas “The Fuse”, anije të nisura nga Porto Romano në Shqipëri kanë fikur transmetuesit e vendndodhjes, teksa ndodheshin në detin Mesdhe për të evituar gjurmimin.

Gazetari libanez Noam Raydan ka gjurmuar për disa muaj intinerarin e anijeve në nisura nga Shqipëria, duke arritur të zbulojë këtë skandal.

Gjatë gjithë vitit 2020, anijet janë parë në Porto Romano dhe më pas në Baniyas në Siri. Dy prej anijeve janë monitoruar për muaj të tërë, kur edhe është zbuluar thyerja e embargos.

Një prej rasteve është anija-cisternë “LPG Melody”, e larguar nga Porto Romano e Durrësit në 16 nëntor, ndërsa në 22 nëntor po priste në brigjet e Qipros, ku edhe çaktivizoi transponderin e saj, duke bërë që të mos kapet nga radarët. Anija vazhdoi rrugën drejt Sirisë dhe u pa në brigjet e Baniyas përmes pamjeve satelitore. 12 ditë më pas, anija u shfaq sërish në Qipro, ku edhe ndezi transmetuesin e vendndodhjes.

“Kur transponderi fiket, ka diçka të dyshimtë, punonjësit, kapiteni, pronarët nuk duhet t’i çaktivizojnë për asnjë moment”, tha kreu i Zhvillimit të Biznesit në Agjencinë Ndërkombëtare të Vlerësimit të Rrezikut Detar (IMRRA), Wayne Hurley.

Sipas të dhënave në internet, kjo anije-cisternë ka ndryshuar flamurin e saj 3 herë nga 2015 në 2018, duke kaluar midis Mongolisë, Tanzanisë dhe Komoreve. Ekspertët thonë se këto shtete kanë “një rekord tepër të dobët të zbatimit të ligjit ndërkombëtar”.

Por anija-cisternë “Melody” e nisur nga Shqipëria që theu embargon ndërkombëtare ka një histori të veçantë.

Në vitin 2015 ajo quhej “Blue Way” dhe ishte në pronësi të kompanisë Turke Milenyum Energy SA, që ishte në listën e zezë dhe e sanksionuar nga Departamenti amerikan i Thesarit, për të njëjtën shkelje, furnizimin me gaz të Sirisë.

Sipas Departamentit të Thesarit “Milenyum i është përgjigjur nevojave të energjisë së regjimit Sirian duke mundësuar rregullisht dërgimin e produkteve të tilla si gazi i lëngshëm i naftës dhe Gasoil në portin e Baniyas të kontrolluar nga Qeveria Siriane, me gjasë për SYTROL ose subjekte të tjera të qeverisë Siriane.”

Një tjetër anije e nisur sërish nga Porto Romano drejt Sirisë duke thyer embargon e SHBA dhe BE-së është “Jaguar S”.

Etiketa: Noam Raydanporto romanoregjimi SirianSHBAShqiperiSiri

Të Lidhura

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

nga 27
23:37 | 04/06/2026
0

Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan ka miratuar këtë të enjte kandidaturën e Gjeneralit Eric Wendt si ambasadorin...

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

nga 27
21:29 | 04/06/2026
0

Liverpool i ka dhënë zgjidhje çështjes së trajnerit. The Reds, pas largimit të Slot, kanë firmosur kontratë për dy vite...

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

nga 27
20:57 | 04/06/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=k3EZnctVhy0 Këtë vit Ujësjellësi i Durrësit vjen me lajme të mira, pasi parashikon që, përmes një investimi rreth 650 mijë...

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

nga 27
20:55 | 04/06/2026
0

Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka...

Para
Me vajzën dhe bashkëshorten, Albin Kurti bën urimin e veçantë në ditën e fundit të vitit

Me vajzën dhe bashkëshorten, Albin Kurti bën urimin e veçantë në ditën e fundit të vitit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

23:37 | 04/06/2026
Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

21:29 | 04/06/2026
Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

20:57 | 04/06/2026
Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

20:55 | 04/06/2026
Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

20:13 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –
  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –
  • Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –
  • Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –
  • Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –
  • Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –
  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com