Në një intervistë për të përditshmen greke “Kathimerini”, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka vënë theksin tek një zgjidhje-paketë në të gjitha çështjet e hapura të marrëdhënieve shqiptaro-greke, Çështjen Çame, delimitimin e zonave detare dhe heqjen e Ligjit të Luftës.
Kryeparlametari tha se të dyja palët duhet të përqendrohen në mbrojtjen e të drejtave të pasurisë së qytetarëve në të dyja anët e kufirit. “Nuk ka asgjë, për të cilën nuk mund të bisedojmë”, tha Meta.
Gjatë intervistës, Meta nuk pranon se ekzistojnë shkelje të të drejtave të pakicës greke në Shqipëri.