Injorantët e politikës sonë, që blenë biletat për të takuar Trump, por mbetën rrugëve në të ftohtë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Injorantët e politikës sonë, që blenë biletat për të takuar Trump, por mbetën rrugëve në të ftohtë

12:04 | 23/01/2017
në Opinion
0

Nga Spartak Ngjela

I.

Kot lodheni me tirada të gjata që nuk thonë asgjë për zhvillimin e këtij vendi. Kot lodheni me zgjedhje të reja e me pushtete kryeministrorë fytyrash të njëjta dhe idesh të shterpëzuara nga mungesa e konceptit. Kot lodheni së treguari përralla.
Të gjithë të korruptuareve që do të nxjerrë hetimi, nuk do t’ua shohë më sytë ky popull!

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Pse lodheni kot me retorikat tuaja fëminore edhe në këtë kohë, kur ka rënë gongu i mbarimit të kohës suaj?
Nuk bëtë dot gjë, se nuk dinit të bënit asgjë strukturore sipas nevojave të zhvillimit shqiptar.
Atëherë, çfarë prisni? Pse nuk ikni vetë, të gjithë, sepse nuk keni shpëtim.

II.

Çfarë po shihet sot?
Vijon marrëzia. Dy-tre apo katër të korruptuar injorantë blenë biletat popullore dhe u nisën në USA, për të hyrë në darkën Trump. Por, mbetën rrugëve në mes të të ftohtit. Pastaj filluan përrallat dhe abuzimet fëminore se po rregullonin telat me administratën e re amerikane që të mos preken as ata dhe as paratë e vjedhura shqiptarëve prej tyre.

Kurse administra amerikane filloi zbarkimin e autoblindave për forcimin e ushtrisë shqiptare. Dhe pyetja që ngrihet është kjo: Amerika i sjell këto blinda të shumta në numër, 2/3 gratis, që këto t’i shesë në tregun e zi të terrorizmit korrupsioni shqiptar, sikurse bëri me armët shqiptare? Nuk ka rrugë tjetër veç dorëzimit të të korruptuarëve.

Hetimi, ndërkohë ka filluar; edhe vetting-u ka nisur. Nuk kuptohet se ku e kanë shpresën vjedhësit shqiptarë të politikës së lartë. Më e thjeshta është të mendosh se e kanë te mendjelehtësia e tyre. Ata ende nuk e kuptojnë se abuzimi që kanë bërë mbi shqiptarët është pengesa për të vijuar qëndrimin e tyre në politikën e re shqiptare, e cila në aleancë me Amerikën, kërkon të fitojë prezencën superiore në Ballkan.

Po, nuk e kuptojnë dot këta të mjerë që kanë humbur besimin amerikan, si të inkriminuar dhe nuk mund t’i përshtaten dot një kohe serioze që kërkon angazhim moral? Ndërkohë, ka filluar hetimi konkret i zyrtarëve të korruptuar dhe prokurorët specialë janë të gjithë të edukuar me frymën antimafia. Në funksion të kësaj do të jenë të sigurtë për të vijuar politikën, vetëm ata që nuk kanë vjedhur popullin shqiptar.
Po sa janë këta? Këtë do ta nxjerrë, vetëm hetimi i ekspertëve amerikanë dhe europianoperëndimorë, të cilët kanë ardhur e po vinë në Shqipëri.
Asnjë nga vjedhësit nuk është i sigurtë. Të gjithë do të ndëshkohen e do të dorëzojnë gjënë e vjedhur.

Etiketa: biletatDonald Trumpftohteinjorantëtprokurorët specialërrugëveSpartak Ngjelavetting

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Kosova dhe Shqipëria, kaosin e kanë prej babëzisë së elitave

A do e ndryshojë dot era Trump, Shqipërinë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

21:52 | 21/12/2025
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

20:06 | 21/12/2025
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

19:36 | 21/12/2025
Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

19:10 | 21/12/2025
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

18:02 | 21/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –
  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –
  • Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –
  • Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –
  • Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –
  • Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –
  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com