A do e ndryshojë dot era Trump, Shqipërinë?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do e ndryshojë dot era Trump, Shqipërinë?!

11:34 | 23/01/2017
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Ka pak të  ngjarë që ndryshimet e mundshme të përbotshme që priten të pasojnë ardhjen e presidentit të ri amerikan Donald Trump të reflektohen në Shqipëri. Duke qenë një vend i vogël  me një ekonomi aspak konkurruese, aspirant i vonuar në BE dhe politikisht i ngërthyer në ngatërresa mesveti, jehonat e ndryshimeve zakonisht i vinë të vonuara dhe më shpesh të shpërfytyruara. Kurse elitat tona politike me nivelin e tyre dhe pragmatizmin e paskrupullt për të fituar gjithçka, çdo erë ndryshimi e kanë kanalizuar në interes të qëndrimit dhe në përpjekje për të marrë ekonomikisht, çfarëdo që mund të merret. Kjo i bën të përfolura gjithnjë privatizimet strategjike dhe ca më shumë dhënien e koncesioneve.

Ndërkohë që jo-elitat janë tejet larg pushtetit dhe mënyra për të provuar përmirësimin për to është gati utopike, nëse nuk futen dot në sistemin e vlerave, që reflektojnë dy krahët e politikës së sotme. Nga jo-elitat kapërcimi te elitat është i menjëhershëm, vetëm nëse individët e tyre pranojnë të përmbushin kushtet e partive politike. Nga ky moment kalimi  në kahun e elitave politike ndikon për gjithçka. Elitat politike janë kthyer si vrima të zeza që thithin gjithçka.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Sa për elitat e fushave të tjera, ato janë inekzistente dhe ndjejnë fuqinë, vetëm kur bashkëpunojnë me politikën. Elita ekonomike, më e fuqishmja, nëse do kishte shtet funksional dhe që mund të shërbente si promotor i sistemit, në shumë momente ka treguar se është thjesht zgjatim i kësaj politike, që e drejton Shqipërinë. Jo më kot, kronika e jetës shqiptare është e mbushur me raste ku njerëzit e elitës ekonomike janë pjesë të asaj politike.

Teorikisht, partitë politike duhet të mbajnë rol të rëndësishëm në ndërveprimin midis elitave dhe jo-elitave. Ekuilibrat e elitave ndikojnë në strategjitë e zhvillimit. E nëse elitat shkencore, por sidomos ato ekonomike do të ishin të pavarura ato do  ndihmonin realisht në programet e elitave politike dhe jo thjesht si deri më tani vetëm në make-up i partive.

Duke u kthyer në ndikimin e Trumpit në të gjithë botën dhe sidomos në gadishullin tonë; fillimisht qëndrimi i tij mendohet dhe konceptohet si ajo e një njeriu me stil të veçantë, citohet Newstatesman. Ai e ka treguar veten të jetë misogjinist, hakmarrës, ksenofob dhe i pafrikë të shkelë mbi ndjenjat e veteranëve apo të grupeve të tjera. Ky stil që prej pak orësh do bëhet substancë, citojmë të njëjtin organ që argumenton më poshtë se: në më të mirën e saj, një presidencë Trump do të çojë në “Berluskonifikimin” e politikës ndërkombëtare, e cila do të bëhet e hapur dhe e llojit të show-TV.

Në të gjitha rastet, duket e volitshme për elitën e sotme politike në Shqipëri dhe më së shumi në rajon, që pak a shumë paraprijnë me një politikë, që mbështetet mbi imazhin, por jo mbi thelbin. Edhe në këtë rast, elita jonë politike, duket se i ka të gjitha pushtetet që edhe këtë erë të re drejtimi amerikan ta kthejnë në puhi për velat e saj të forcuara në lundrimin mbi korrupsionin masiv dhe propagandën boshe. Ndaj, ka pak gjasa që Trump të ndryshojë Ballkanin, por më së shumti ka mundësi që presidenca e re amerikane të mos jetë aq e interesuar për Ballkanin dhe madje ta konsiderojë si kohë të humbur atë politikë që është investuar aq shumë në rajonin tonë.

/javanews.al/

Etiketa: Ben AndoniBerluskonifikimiera Trumphakmarrësksenofobmake upmisogjinistNewstatesman

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Poemë e vitit 1889 në gjuhën shqipe, e botuar në revistën greke “ΑΠΟΛΛΩΝ”

Poemë e vitit 1889 në gjuhën shqipe, e botuar në revistën greke “ΑΠΟΛΛΩΝ”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

15:32 | 16/05/2026
Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

15:04 | 16/05/2026
David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

13:40 | 16/05/2026
“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

13:34 | 16/05/2026
Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

13:28 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –
  • Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –
  • David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –
  • “Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –
  • Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –
  • Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –
  • Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com