Inicineratori, kukulla frikshmërisht e bukur e Elbasanit dhe Gjiknuri i friksuar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inicineratori, kukulla frikshmërisht e bukur e Elbasanit dhe Gjiknuri i friksuar

20:05 | 19/03/2018
në Uncategorized
0

Nga Lavdosh Ferruni​

Ishte sot në incineratorin e Elbasanit ministri Gjiknuri, drejtpërdrejt përgjegjës për masakrën mjedisore dhe sociale, që po i bëhet vendit me strategjinë e jashtëligjshme të djegjes së plehrave. Ai ishte dukshëm i friksuar edhe pse lajmi i dhënë nga mediat kryesore ishte rozë, teksa citonin pjesën e fjalimit të tij, ku edhe vetë Gjiknuri është në rregull me shefin e tij: “Do të ishte mirë që kushdo që do të ishte i interesuar të vinte e ta vizitonte këtë impiant, ta shikonte me sytë e tij që nuk ka as emetime dhe gjithçka këtu është brenda një procesi teknologjik të mbyllur pa probleme për mjedisin”. E gjithë kjo është një e pavërtetë e madhe.

Gjiknuri në një intervistë së fundi gati surprizoi publikun, kur pohoi në një intervistë të tij se TECi i Vlorës është një dështim. Ai e thoshte këtë madje me një lloj krenarie që po e konstatonte e që do bënte diçka për të, duke bërë publikun si pa sy e pa vesh, ndaj faktit që ishte Partia Socialiste, ajo që piketoi dështimin e TECit të Vlorës.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Gjiknuri e ndjen se incineratorët janë dështimi spektakolar i rradhës, si rrjedhoj i keqqeverisjes, ku ai është ndër aktorët kryesor. Duke ditur se në krahasim me 15 vite më parë se teknologjia e informacionit ëshë e tillë që skanon në detaje performancën e çdo kujt, sidomos të personave publik, Gjiknuri nuk mund të mos thoshte diçka, që ti hiqte frikën vehtes, së pari. Ai tha : “Kuptohet, impianti ka nevojë për më shumë mbetje dhe kjo është një çështje që duhet ta trajtojnë bashkitë por edhe qeveria në terma afatgjatë, pasi problemi i mbetjeve do të jetë një problem serioz për Shqipërinë”

Mesazhi i Gjiknurit “impianti ka nevoj për më shumë mbetje” të sjellë natyrshëm në mëndje se po i hapen portat importit të mbetjeve. Kjo bëhet edhe më e besueshme tek sa Kina, tashmë, ja ka mbyllur portat Europës për eksport mbetjesh drejt saj, pasi Kina provoi në kurriz ndotjen e madhe prej djegjes të mbetjeve e sidomos të plastikës. Në këtë frazë kuptohet se sa mbrapsht e sheh problemin Qeveria. Ndërsa në Botë alarmi është se duhet më pak mbetje, Gjiknuri flet për më shumë mbetje. Fjalën ai e ka për më shumë mbetje në incinerator, por përpjekja duhet të jetë sa më pak mbetje në incinerator, pasi qëllimi nuk është biznesi i incineratorit. Qëllimi është paksimi i mbetjeve.

Bëri përshtypje se Gjiknuri nuk e përmendi njëherë të vetme fjalën “riciklim”, pasi po ta përmendëte nuk thoshte dot “më shumë mbetje”, se riciklimi kupton më pak mbetje, nderkohë kur pak muaj më parë “riciklimi” ishte kali i betejës në fushatën e qeverisë për të miratuar ligjin e importit të plehrave.

Nëse shihen gjërat realisht incineratori i Elbasanit nuk do të ketë asnjëherë “më shumë mbetje”, edhe sikur Qeveria të heqi dorë nga riciklimi e atë nga 10% që është sot ta coj në 0% në vend që ta coj 40% sa është në strategjinë e menaxhimit të mbetjeve. Ka 2 faktorë që Qeveria neglizhon me dashje ose në rastin më të mirë nga naiviteti; 1) hapsira rurale prodhon shumë pak mbetje të thata që ka nevojë incineratori, ndersa mbetjet organike në përqindje shumë të lartë komuniteti rural i vetëabsorbon,; 2) terreni dominant malor i Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë nuk të mundëson transportin e plehrave nga cdo cep i vendit drejt incineratoreve, qoftë edhe për shkak thjesht të kostos së transportit . Aktualisht të 3 incineratorët e projektuar në vend, bashkë me këtë të Elbasanit kanë më shumë kapacitet se sa prodhon mbetje urbane i gjithë vendi.

Incineratori i Elbasanit po paraqitet si kukull e bukur, por në fakt është i frikshëm. Deri tani ai gjoja po punon, pasi me sasitë e vogla që djeg mund dhe konsiderohet si një testim. Reklamimi i testimit të djegjes së plehrave me financim të shtetit në incineratorin e Elbasanit, si një provë suksesi për ti hapur rrugën incineratorëve të Fierit e Tiranës është i dënueshëm.

Duke krahasuar kapacitetin e incineratorit të Elbasanit me koston e ndërtimit të tij duket qartë se teknologjia, apo paisjet e marra nga kudo, nuk garantojnë standartet e Bashkimit Europian. Aq sa është kostoja e inceneratorit të Elbasanit kushton vetëm impianti i pastrimit të ajrit dhe të ujrave në një vend Europian.

Nëse do të ketë “më shumë mbetje”, sic dëshiron Gjiknuri, atëhere Elbasani do të shohë se po viktimizohet sërish pas viktimizimit të gjatë e të vazhdueshëm prej metalurgjikut.

Vazhdimi i aventurës me incinerator në Fier e Tiranë duhet ndaluar menjëherë, ndryshe kjo avenuturë do përfundoj në një çështje kriminale Por nëse për dështimin e TECit të Vlors nuk kanë dalë përgjegjës, për incineratorët përgjegjësia është e pashmangshme.

https://mjedisi.al/inicineratori-kukulla-frikshmërisht-e-bukur-e-elbasanit-dhe-gjiknuri-i-friksuar-ec4ea29e902e

Etiketa: Damian GjiknuriElbasanInicineratorikukullkukullaLavdosh Ferruni​

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Ironia në rrjet “Durrësi si Venecia”, por qyteti po shkatërrohet

Ironia në rrjet "Durrësi si Venecia", por qyteti po shkatërrohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Do ta marr vetë hakun e djalit! –

Do ta marr vetë hakun e djalit! –

15:59 | 15/01/2026
Analiza/ Protestat dhe kërcënimet nga SHBA po ‘lëkundin’ raportin Kinë-Iran –

Analiza/ Protestat dhe kërcënimet nga SHBA po ‘lëkundin’ raportin Kinë-Iran –

15:45 | 15/01/2026
Vrasja e Jan Prengës, GJKKO kalon për gjykim çështjen pas 1 viti pezullim –

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin –

15:31 | 15/01/2026
Denoncimi/ Onkologjiku prej 3 ditësh pa radioterapi, 100 pacientë në ditë pa trajtim –

Denoncimi/ Onkologjiku prej 3 ditësh pa radioterapi, 100 pacientë në ditë pa trajtim –

15:15 | 15/01/2026
Do të bëjmë inventar të plotë të dëmeve –

Do të bëjmë inventar të plotë të dëmeve –

14:59 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Do ta marr vetë hakun e djalit! –
  • Analiza/ Protestat dhe kërcënimet nga SHBA po ‘lëkundin’ raportin Kinë-Iran –
  • Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin –
  • Denoncimi/ Onkologjiku prej 3 ditësh pa radioterapi, 100 pacientë në ditë pa trajtim –
  • Do të bëjmë inventar të plotë të dëmeve –
  • Shteti i përmbyti shqiptarët, bota pret nga PD zgjidhje për situatën dramatike –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Do ta marr vetë hakun e djalit! –
  • Analiza/ Protestat dhe kërcënimet nga SHBA po ‘lëkundin’ raportin Kinë-Iran –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com