“Populli do armatoset nëse policia nuk i lidh këta zagarë.”
Kështu është shprehur ish kreu i LSI-së Ilir Meta referuar incidentit të regjistruar në fshatin Rraboshtë, ku u dhunua kryeplaku i fshatit Gjovalin Gjini, njëherazi simpatizant i LSI-së.
Në një takim me banorët e Lezhës, Meta u shpreh se populli duhet të armatoset në qoftë se nuk arrestohen autorët e sulmit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur dhunuan kryeplakun e fshatit Rraboshtë, Gjovalin Gjini, mbështetës i LSI.
Gjini po blinte në dyqan, në momentin kur tre persona të maskuar e kanë dhunuar duke e sulmuar me mjete të forta. I plagosuri u transportua në spitalin e Lezhës për të marrë trajtimin mjekësor, ndërsa më pas u largua për në banesën e tij.