Këshilli i Mandateve ka nisur mbledhjen për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit të Saimir Tahirit.
Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar dje nga Kuvendi heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, me qëllim arrestimin e tij për dy akuza, trafik droge dhe korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë.
Këshilli i imuniteteve që ka në dorë fatin e Tahirit përbëhet nga 10 anëtarë: Gramoz Ruçi, Vasilika Hysi, Bledar Çuçi, Klotilda Bushka, Ulsi Manja, Eduard Halimi, Nasip Naço, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj dhe Dhurata Çupi.