Ilir Meta flet për përplasjen me Donald Lu: Adriatik Llalla ka zbatuar ligjin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ilir Meta flet për përplasjen me Donald Lu: Adriatik Llalla ka zbatuar ligjin

21:05 | 03/02/2017
në Shqiperi
0
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla, gjate nje aktiviteti me teme "Kuvendi dhe Institucionet e Pavarura"./r/n/r/nAlbanian Parliament Speaker Ilir Meta Attorney General Adriatic Llalla, during an event with the theme "Parliament and independent institutions. "

Kryeparlamentari Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp, për të folur mbi përplasjen e kryeprokurorit Adriatik Llalla me ambasadorin Donald Lu.

Meta ka thënë se, lidhur me kandidaturat e Prokurorisë për Komisionin e Emërimeve të Drejtësisë, ato kanë qenë më të mirat, pasi ishin të vetmet që plotësonin kriteret.

Ai tha që Prokuroria dhe Adriatik Llalla kanë zbatuar ligjin në mënyrë korrekte për këto emërime.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Ndryshe nga pretendimet e ambasadorit amerikan, se Prokuroria e Përgjithshme ka kryer shkelje duke përcjellë vetëm 3 kandidatë nga 9 që duheshin, Meta ka theksuar se, pasi është konsultuar me dokumentet e ofruara nga prokuroria me kërkesë të tij, ka konstatuar vetëm 3 nga kandidaturat e paraqitura plotësonin kriteret për të marrë pjesë në short, i cili, siç tha ai, u krye në mënyrë transparente.

“Nga kandidaturat plotësonin kriteret vetëm një nga propozimet e Prokurorisë së Përgjithshme dhe vetëm dy nga propozimet e prokurorive të apelit në qarqe. Nuk ka patur asnjë prokuror tjetër që të kishte mbaruar shkollën e Magjistraturës. Prokuroria e Përgjithshme rezulton se ka zbatuar në mënyrë korrekte e transparente Kushtetutën dhe ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, miratuar nga Kuvendi dhe hartuar me asistencën e BE dhe SHBA”, deklaroi Meta.

Në vijim të qëndrimit të tij, Meta ka theksuar se, në përfundim të procesit të përzgjedhjes asnjë prokuror nuk është ankuar as në Prokurorinë e Përgjithshme, as në Kuvend dhe as publikisht.

Deklarata e Metës:

Nisur nga deklaratat e bëra dje nga ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu për prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla në lidhje me listën e kandidatëve të përcjellë për t’u përfshirë në shortin e KED-sit, me kërkesën time, sekretari i përgjithshëm i Kuvendit ka kërkuar sqarime shtesë për plotësimin e kritereve e kushteve ligjore për këta kandidatë.

Në përgjigje të kësaj shkrese, Prokurori i Përgjithshëm ka kthyer përgjigje zyrtare në datën 3 shkurt 2017. Sipas deklarimeve të djeshme të ambasadorit Lu prokuroria ka dhunuar frymën e Kushtetutës duke sjellë 3 kandidatë për tre pozicionet. Gjithashtu, Lu është shprehur se Prokuroria e Përgjithshme i zgjodhi vetë tre anëtarët duke zgjedhur vetëm tre emra.

Sqarojmë se Kushtetuta në pikën 3 përcakton se KED-si përbëhet nga nëntë anëtarë.

Në pikën dy të këtij neni përcaktohet se kandidatët që nuk plotësojnë kushtet, përjashtohen nga shorti. Sipas shkresës së datës 19 janar 2017 dhe shkresën e datës 3 shkurt 2017, rezulton se kandidatët e përcjellë plotësojnë kriteret e kushtet në mënyrë të plotë siç ka vendosur Kuvendi për ligjin e “Organeve të Drejtësisë” të asistuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Për këto vende plotësojnë kushtet vetëm dy prokurorë.

Sipas shkresës së sotme të Prokurorisë së Përgjithshme, në Prokurorinë e Përgjithshme nuk ka pasur asnjë prokuror tjetër që të kishte mbaruar Magjistraturën. Si edhe në prokurori të Apeleve nuk ka pasur asnjë prokuror që të plotësonte kriterin e mësipërm. Në këtë shkresë specifikohet se nuk ka pasur asnjë rast të uljes në detyrë të prokurorëve që kanë mbaruar Magjistraturën.

Bazuar në këtë informacion rezulton se Prokuroria e Përgjithshme ka zbatuar Kushtetutën. Asnjë prokuror nuk është ankuar as në Prokurorinë e Përgjithshme dhe as në Kuvend, apo publikisht lidhur me listën e kandidatëve të përcjellë nga ky institucion në Kuvend për shortin.

/gazetatema.net/

Etiketa: Adriatik llallaambasadori i SHBADonald LuIlir Metakonference per shtypkryeparlamentariKushtetutaProkurori i Përgjithshëm

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Kadare nominohet sërisht për çmimin Nobel

Ismail Kadare: Humbja e Dritëro Agollit, një nga njoftimet më tronditëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com