Ilir Babaramo, letër e hapur Liburn Aliut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ilir Babaramo, letër e hapur Liburn Aliut

17:25 | 22/03/2018
në Uncategorized
0

Nga Ilir Babaramo

Liburn, miku im,

Kurrë nuk e kisha menduar se mund të komunikoja me ty në të tilla rrethana. Ca më tepër, kur besoja se Kosova është një vend i lirë, madje aq i lirë sa komuniteti ndërkombëtar mund të aplikojë në Prishtinë gjithë klauzolat e mundshme të të gjithë konventave, traktateve, parimeve, që bashkësia ndërkombëtare mëton për ta bërë botën tonë më të mirë. Të jem i sinqertë, shpresa ime shkonte deri aty sa mund të besoja që Kosova ishte një mundësi për të provuar se mund të ndërtohet diçka përtej urrejtjes, përtej klisheve të luftës së ftohtë, përtej ku e di unë çfarë. Sepse, është një shtet që ndërtohet nga e para, që ndërtohet në shekullin XXI, që ndërtohet me drejtësi.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Liburn, ajo që ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e njerëzimit. Të arrestosh deputetë të parlamentit, pikërisht në sallën e parlamentit, nuk e ka bërë as Stalini, madje as Hitleri. Të shtatë ju deputetët e Vetëvendosjes që u rrëmbyet sot mes tymit lotëesjellës nga salla e Kuvendit për t’u çuar në dhomat e paraburgimit dhe nesër do të dilni përpara një gjykatësi milioner, por me këpucë me baltë, Beqir, Beqir e ka emrin në mos gabohem, për këtë jam i sigurtë. Jam i sigurtë që kjo ka për të ndodhur, sepse drejtuesit e Kosovës prej kohësh kanë pranuar paktin e heshtur; të bëjmë plaçkë dhe të firmosim gjithçka na kërkohet duke mbyllur sytë. Sepse, aktualisht Kosova është një sofër qorrash, një kombinim lufte bandash, që kush ia arrin të dalë në krye, të mbyllë pazaret mes gjithë trimave, të blejë heshtjen e ndërkombëtareve, madje të ndajë tregun me banditët e serbëve të veriut.
Liburn,

Po çfarë dreqin doje të shkoje në burg, në një burg shqiptar? Nuk të kanë mjaftuar 12 vjetët e burgut të babait tënd, veprimtarit të madh për çështjen e Kosovës, Ali Aliu? Nuk të mjaftuan katër vite burg që bëre nën Serbi? A e mban mend se si në mënyrë perfide serbët të mbyllën fiks në të njëtën qeli, ku vuante dënimin babai yt? Përse duhet të jesh aq idealist sa gjaku yt Afrin Zhitia? Përse duhet ta dëgjosh axhën Zenel Kelmendi? Dhe tani je në një burg shqiptar. Kohë pazaresh dhe ti nuk po din të orientohesh. Ti dhe miqtë e tu të Vetëvendosjes.

Përtej humorit të zi dua të them që ne, shqiptarët po hyjmë në një cikël suisidal. Me lehtësinë më të madhe po falim 8200 ha të Republikës së Kosovës. Edhe qentë e Sharrit e dinë parimin e Badinter, ministrit të drejtësisë së Miteranit. Sipas këtij parimi, të fiksuar nga ndërkombëtarët, kufijtë mes entiteve të Jugosllavisë kthehen në kufij shtetërorë. Këtë parim ju të Vetëvendosjes mbrojtët. Eshtë një parim që nëse lëshohet për Malin e Zi vaj halli se çfarë ndodh, kur të vijë moment i negocitatave me Serbinë.

Dreqi e di se çfarë pazaresh ka bërë Thaçi… Situata aktuale është shumë interesante. Janë bërë bashkë ata që nuk besoheshin se mund të ishin në një krah të përbashkët të parlamentit, Thaçi e Haradinaj. Kontributi i Haradinajt në luftë të imponon. Mjafton ajo natë, kur komandantit të zonës së Dukagjinit i duhej të mbante në shpinë vëllain e vrarë në kufi për të kuptuar tragjicidetin e familjes së tij.

Por, jemi 20 vjet më vonë. Në seancën që diskutohej kufiri Ramushi kotej në kollutkun e kryeministrit. Dhe për kiamet se e trembte gjumin. Fola për Ramushin se kontributin e Thaçit e kemi parë në Tiranë me ndërkombëtarë e gazetarë. Për hir të vërtetës në atë periudhë Bukuria Gjonbalaj ishte më efektive se Hashimi.

Sot, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nga qëndrimi i ndërkombëtarëve. Gjithë ata komandantët që tani flasin në emër të ambasadorit e mbajnë mend Robert Gelbard. Ishte i dërguari special i Klinton për Ballkanin. Gelbart i quajti ata terroristë në mars të vitit 1998. Kaluan tre muaj dhe një tjetër i dërguar special i Uashigtonit, Riçard Hollbruk doli në foto me përfaqësuesin e UÇK-së. Qëndrimi i SHBA u përmbys. Ka qindra raste në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, kur SHBA ka ndryshuar qëndrim. Ka mbështetur ata që mund ta kritikonte më parë, mjaft që interesat strategjike të jenë të njëjta. People counts.

Nejse Liburn, tani duhet të jesh në ndonjë komisariat të shtetit që ti dhe familja jote ka bërë gjithçka që të krijohet. Nuk po hyn në burg se ke vjedhur a ke vrarë. Të ishe pjesë e klanit “Pronto”, tani do ishe duke shijuar oxhakun në ndonjë vilë në Gërmi. Të mbyllën në burg për një arsye të thjeshtë. Nuk do që të falësh territor të Kosovës. Duhet të kesh shumë kahare. Me ata titistët e LDK-së pazari është i qartë. Gjithmonë kanë qenë cheap. Të gatshëm të ulin brekët në çdo cep ure. Drama është me ata të krahut të luftës. Ti vuan, kur mendon si mund t’u jetë dhjamur kaq shumë truri dhe trupi atyre që i kanë shtënë dy pushkë. Mos u trishto. “Ka patur vite të mamuthëve, por kohë të tyre s’pati kurrë”, thotë Kadare. Mamuthët e PDK votuan jo për Kosovën. Ngritën kartonin për tagjinë personale. Për të mos humbur privilegjet.
Liburn,

Ti i përket një subjekti politik që ka një avantazh të jashtëzakonshëm. Dhjami i komandatëve u ka shkaktuar diabet dhe zor se shkelën më në zyrat e qeverisë për shumë vjet. Ata sekretarët e rinisë që po shfaqen në LDK gjithmonë janë një vagon që i bashkohen trenit. Ju thjesht’, qëndroni këta që jeni. Gjithçka tjetër është detaj.

Përqafime
Iliri

http://shqiptarja.com/lajm/leter-e-hapur-liburn-aliut

Etiketa: Ilir BabaramoKosovaleterLiburn aliu

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Shqiptarja e guximshme vlerësohet me çmim nga Melanie Trump

Shqiptarja e guximshme vlerësohet me çmim nga Melanie Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com