Shoqata Patriotike “Çamëria” ka festuar 28-vjetorin e krijimit të saj. Në janar të vitit 1991 një grup patriotësh formuan shoqatën e parë patriotike në Shqipëri, shoqatën Çamëria.
Në këtë aktivitet Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrzi, vlerësoi kontributin e Shoqatës Çamëria për avancimin e çëshjtes çame dhe theksoi se PDIU nuk është nisur për ta sjellë Çamërinë këtu, por që të shkojmë atje.
“Nëse prisni që Çamëria, PDIU, Shpëtim Idrizi t’ua sjellë Çamërinë te shtëpia e keni gabim, nuk jemi nisur për ta sjellë këtu Çamërinë, por të shkojmë atje, në Çamëri, të bëhemi të gjithë bashkë, Prej 50 vjetësh u munduan ta vrasin për herë të dytë Çamërinë. Çamëria nuk është turpi jonë, është nderi jonë. E kuptoj sot që nuk ka qenë e lehtë të kishte zë, të kishte hapësira sepse tentakulat e Greqisë atëherë e sot janë fort brenda politikës shqiptare. Kemi dëgjuar dhe kemi mbajtur shumë mbi supe, por është e padrejtë për çdo shqiptar se si çështjen e shqiptarëve të Çamërisë mund ta përdorin politikanët tanë”, u shpreh Idrizi.
Ligjin e luftës, Idrizi e konsideroi si turp të Greqisë, ndërsa thekson se ky diskutim duhet hapur në NATO. Shqipëria dhe Greqia, si dy vende anëtare në NATO, nuk mund të kenë një ligj lufte.
Ligji i luftës është turpi i Greqisë. Vetëm kur të kemi shtet me dinjitet, Greqia do ta heqë ligjin e luftës. Por ka edhe një zgjidhje tjetër: Shteti shqiptar nëse do ta zgjidhë e zgjidh nesër, dhe jo ne të ardhmen. E zgjidh rezoluta e shqiptarëve të Çamërisë. Kjo çështje duhet diskutuar në NATO. Çështja e shqiptarëve të Çamerisë duhet hapur në NATO.
Në 2004 u prezantua një rezolutë për Çamërinë, po ç’farë ndodhi, a mundet që një Parlament i shqiptarëve të mos miratonte një rezolutën për shqiptarët e Çamërisë. Kemi duruar shumë, kemi pranuar shumë, na u desh që vetëm duke hyrë fort brenda në politikën shqiptare mund të bënim presion. Ne jemi të vetëm nga politika shqiptare por jemi bashkë me çdo shqiptar kudo që ata janë. Rritja jonë do të shqetësonte politikën shqiptare. 76 mijë vota nuk janë një numër por njerëz që kanë besim te PDIU”, u shpreh kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi.
Ai e cilësoi këtë shoqatë si detyrim ndaj atdheut dhe shtëpisë. “Çamëria është shoqata e parë pluraliste dhe patriotike në Shqipëri. Detyrim ndaj shtëpisë dhe atdheut. Atëherë nuk ishte e lehtë që të kishte zë dhe hapësira, sepse fatkeqësisht tentakulat e Greqisë ishin dhe janë fort në politikën shqiptare. Kemi dëgjuar dhe kemi mbajtur shumë mbi supe, por është e padrejtë për çdo shqiptar se si çështjen e shqiptarëve të Çamerise mund ta përdorin politikanët tanë”, tha Idrizi.
Kreu i PDIU deklaroi se shqiptarët po largohen çdo ditë e më shumë nga vendi që po vuan krizën demokratike, nga një qeveri që ka vrarë shpresat e një populli. Por Idrizi ka një këndvështrim kritik edhe për opozitën, pjesë e të cilës është PDIU.
“Të gjithë kanë dyshimin nëse opozita është e aftë që jo thjesht të denoncojë përditë. Studentët nuk duhet t’i linin vetëm, opozita nuk duhet të fuste duart, por kokën edhe shpirtin për t’i mbështetur studentët që janë ngritur sepse e dinë që prindërit nuk kanë mundësi t’i çojnë në shkollë. Opozita duhet të ishte e bashkuar dhe e qartë dhe jo vetëm për të denoncuar. Opozita duhet t’i jepte përgjigjie pyetjeve që kanë shqiptarët. Ça do bëjmë me ekonominë, arsimin, kulturën? Ça do bëjmë sot dhe jo nesër. Unë nuk e kuptoj dot se si mund të merret vendim për të hqequr Edi Ramen. A ka detyrë tjetër opozita? Nuk di të ketë detyrë tjetër. Opozita ka detyrë që kur vendi keqqeveriset të japë alternativën se përse do të vijë në pushtet dhe të bëjë gjithçka për t’i dalë zot shqiptarëve. Nuk di opozitë në botë të marrë vendim për protestë, protesta është në ADN-në. Opozita shqiptare, pjesë e të cilës ne jemi duhet sot të japë alternativën se përse do të vijë në pushtet. Duehet të jetë pa kompromis, jo thjeshtë dhe vetëm për të hequr një njeri dhe për të sjellë një tjetër, por për ta ndryshuar konceptualisht gjithë qeverisjen”, tha Idrizi.
Kreu i PDIU tha se çamët dhe shqiptarët kudo në botë, duhet të bashkohen qoftë edhe në grupime shumë të vogla dhe të ngrenë zërin, sepse vetëm duke u bashkuar zgjidhen problemet.
Më tej Idrizi është ndalur edhe në manipulimin e votave që partitë e tjera i bënë PDIU-së në zgjedhje.
“Rritja jonë do të shqetësonte politikën shqiptare. 76 mijë vota nuk janë një numër por njerëz që kanë besim te PDIU, janë aq sa jo të mbushet ai bulevardi, por nga “Stacioni Trenit” deri te Parlamenti, baraz për 8 mandate, kush i mori ato, do të kemi të reja prapë për mandatin e Tiranës dhe Fierit se si janë manipuluar. Po tre që ngelën ku janë? I mori i njëjti njeri. Une do kërkoj falje para jush për ata që erdhën në PDIU, i morën të gjitha dhe i braktisën atë ditën e parë”, tha Idrizi.
https://www.facebook.com/pdiu.al/videos/367008277444877/