Idrizi: Politika shqiptare ka vrarë shpresat e qytetarëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi: Politika shqiptare ka vrarë shpresat e qytetarëve

21:33 | 17/05/2016
në Uncategorized
0

Idrizi: Devolli modeli më i mirë i punës, qeveria shqiptare të kthejë vëmendjen tek kjo zonë

Politika shqiptare ka sjellë shumë padrejtësi, varfëri dhe ka vrarë shpresën e shqiptarëve.”

Kështu deklaroi kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në një takim në Devoll. Partia, Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një tubim me mbështetësit në rrethin e Devollit për anëtarësimet e reja dhe për zgjedhjet brenda partisë që do zhvillohen në 21 maj. Bashkë me Idrizin në këtë takim ishin të pranishëm edhe deputetët Mesila Doda, Aqif Rakipi e Tahir Muhedini.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

pdiu“Ne e dimë shumë mirë që politika shqiptare ka vrarë shpresat, ka sjellë padrejtësi, ka sjellë varfëri dhe ne e shohim përditë edhe nga partitë e mëdha. Por, unë jam i bindur që shqiptarët do ta gjejnë shpresën e tyre, do ta gjejnë; jo thjesht se luftojnë për identitetin e tyre, por edhe për qënien e tyre sa më afër qytetarëve. Unë jam i bindur që ne, nuk do dimë të importojmë njerëzit tanë, por ne dimë shumë mirë që sot na duhet një përfaqësues në pushtetin vendor, nesër në Parlamentin e Shqipërisë, një njeri që është për hallet e qytetarëve të Korçës dhe Devollit”, tha Idrizi.

Kreu i PDIU-së i bëri thirrje nga Devolli, Qeverisë Shqiptare dhe veçanërisht dy ministrave, të kthejnë vëmendjen e tyre tek kjo zonë, e cila ka njerëz punëtorë, që janë modeli më i mirë në Shqipëri.

mesil 4“Ka një arsye tjetër madhore që ne si deputetë mund të bëjmë më shumë për Devollin. Është nga zonat ku sa herë që vjen ndjehesh mirë. Ndjehesh mirë, sepse ke të bësh me një trevë jo thejsht patriotike, por ke të bësh me njerëz të punës, njerëz që punojnë përditë, që i përkushtohen familjes. Sa futesh në rrethin e Devollit sheh njerëz që nuk ankohen, por punojnë. Të gjitha tokat janë të punuara, janë të sistemuara dhe njerëz të tillë punëtorë janë modeli më i mirë.

Por, ne këtë nuk mund ta themi dot për qeverinë shqiptare. Jam këtu për t’i bërë thirrje qeverisë shqiptare, në veçanti Ministrit të Financave dhe Ministrit të Buqësisë të kthejnë vëmëndjen karshi këtyre njerëzve të punës. Për një arsye tjetër miqtë e mi, padyshim që qeveria shqiptare duhet të angazhohet që të krijojë premisë, që shqiptarët të punësohen, praktikisht në Devoll premisat janë aty. Por, duhet që politikat fiskale të jenë më inkurajuese dhe më mbrojtëse për prodhimet e qytetarëve të Devollit. Ne deputetët e PDIU-së do të angazhohemi edhe në Parlamentin e Shqipërisë, për të ngritur zërin për hallet dhe shqetësimet tuaja. Jua kemi detyrim këtë, për mbështetjen që na keni dhënë”, u shpreh Shpëtim Idrizi.

msilaaaaNdërsa deputetja Mesila Doda tha se qeveria shqiptare nuk po mbron produktet vendase, duke përfshirë edhe ato që prodhohen në Devoll. Për këtë ajo theksoi se do të çojë në Kuvend një frymë të re, në mënyrë që të ndihmohen ata që punojnë tokën.

“Për asnjë arsye nuk arrij dot të kuptoj se pse nuk ka një politikë mbrojtëse ndaj produkteve vendase. Ka qenë një periudhë që ka pasur një lloj mbrojtje, sot kjo nuk ekziston. Duhet të marrë fund verbëria dhe shurdhëria e të gjithë instancave qeveritare, për të mos mbrojtur produktin vendas. Produkti vendas çon përpara ekonominë, çon përpara mirëqenien e familjeve tuaja. Ndaj ne të gjithë bashkë do mundohemi që të sjellim një frymë të re në Parlamentin e Shqipërisë, por edhe në ekzekutiv, për t’ju ndihmuar juve, në punët tuaja të përditshme. Njeriu, kur punon ndihmon vetveten, por nga ana tjetër politika duhet të jetë e vëmendshme. Duhet një politikë që bëhet me zemër të hapur” u shpreh znj. Doda.

Deputeti Aqif Rakipi tha se PDIU është parti që e mban fjalën dhe që zgjidh hallet e problemet e njerëzve.

“Ne e kemi treguar veten, duke marrë vota në të gjithë skajet e Shqipërisë dhe kjo është meritë e kryetarit të PDIU-së, i cili e ka hapur partinë në të gjithë vendin. Ne në zgjedhjet e pushtetit vendor e treguam veten ku fituam 3 bashki dhe nuk humbëm asnjë. Nuk i kemi marrë ato bashki me 200-300 vota më shumë, por me mijëra vota. Ne jemi një parti që e mbajmë fjalën, prandaj ju ftojmë juve të bëheni pjesë e PDIU-së dhe ju sigurojmë që do t’ju zgjidhim hallet dhe problemet tuaja”, – tha z.Rakipi.

mesila 2Kurse deputeti Tahir Muhedini u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme, PDIU do të dyfishojë mandatet.

“Programi i partisë sonë është programi më i veçantë nga të gjitha forcat politike që janë në Shqipëri. Ne përfaqësohemi me 5 deputetë në Parlamentin e Shqipërisë. Në zgjedhjet e ardhshme ne themi ta dyfishojmë numrin, të kalojmë në 10 deputetë. Forca jonë politike ju bën thirrje juve, të majtë dhe të djathtë të bashkohemi dhe të punojmë të gjithë së bashku për çështjen kombëtare”, tha Muhedini.

Spartak Meraku, kryetar i PDIU-së në Devoll tha se Korça e Devolli do të ketë përfaqësuesin e vet nga PDIU në Parlamentin e Shqipërisë.

“PDIU në Korçë dhe Devoll është gjithmonë në rritje. Në zgjedhjet e vitit 2017 do të shtojmë radhët në PDIU, do të shtojmë votat, do të shtojmë seksionet, me qëllim që të kemi një përfaqësues nga Devolli e Korça. Ne s’jemi as të majtë, as të djathtë, ne jemi për të gjithë bashkë. Unë ju garantoj se në zgjedhjet e ardhshme do kemi përfaqësuesin tonë në Parlamentin e Shqipërisë” , u shpreh Spartak Meraku

Etiketa: Aqif RakipiMesila DodaPDIUShpetim IdriziTahir Muhedini

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Takimi Majko-Basha, erë e re në marrëdhëniet PD-PS?

Takimi Majko-Basha, erë e re në marrëdhëniet PD-PS?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com