Idrizi: Nga Fieri nis fitorja e madhe e PDIU-së – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi: Nga Fieri nis fitorja e madhe e PDIU-së

15:00 | 23/06/2017
në Shqiperi
0

Nga Fieri nis fitorja e madhe e PDIU-së, që do të vazhdojë në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë, Korçë dhe kudo ku ka shqiptarë patriotë që mendojnë si ne, që kemi Veç një Atdhe!

Kështu ka deklaruar kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi gjatë një takimi në Fier ku theksoi se fitorja e PDIU-së nis nga Fieri dhe do të vazhdojë në të gjithë Shqipërinë.

Gjatë takimit në Fier i pranishëm ishte dhe kandidatët për deputet në këtë qark, ku lista kryesohet nga Nustret Avdulla.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Idrizi theksoi se më duhet që t’i drejtohem të gjithë shqiptarëve, votoni ata që ju thërrasin me zemër, që ju drejtohen me shpirt. Mos e shisni të ardhmen.

“Nga Fieri nis fitorja e madhe e PDIU-së, që do të vazhdojë në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë, Korçë dhe kudo ku ka shqiptarë patriotë që mendojnë si ne, që kemi “Veç një Atdhe”. Unë sot dua t’i drejtohem të gjithë atyre shqiptarëve që duan t’ju marrin identitetin, i drejtohem të gjithë atyre shqiptarëve të varfër që sot po ju vijnë në derë për t’ju dhënë para apo një thes miell. Mos e shisni të ardhmen tek këto lloj partish apo politikanësh.  Unë i kërkoj të gjithë atyre që vijnë nëpër biznese për t’u bërë presion, refuzojeni atë sepse ju nuk jetoni nga politika apo nga presionet, por jetoni nga puna e ndershme. Më duhet që t’i drejtohem të gjithë shqiptarëve, votoni ata që ju thërrasin me zemër, që ju drejtohen me shpirt, që kanë zemër për t’ju dëgjuar dhe kanë zemër për t’u bërë bashkë me ju, për t’i dhënë shpresë këtij vendi të mrekullueshëm. Prandaj ju ftoj të votoni PDIU-në, një parti e hapur për të gjithë shqiptarët nga Tropoja në Konispol, për këdo ku rreh zemër shqiptari. Votoni për numrin 13-të, e në mënyrë të veçantë votoni për Nustret Avdullain”, – tha kryetari i PDIU-së.

Zoti Idrizi u shpreh se grupi parlamentar i PDIU-së në katër vitet e ardhshme do të ndërkombëtarizojë dhe do t’i japi zgjidhje minimalisht çështjes ligjore të pronave të shqiptarëve të Çamërisë.

“Dua sot t’i drejtohem jo vetëm shqiptarëve të Çamërisë, që për më shumë se 20 vjet ja kemi lënë në duar politikës shqiptare, na ka përdorur si rezervuar votash deri sa ne krijuam partinë tonë që është shtëpia e çdo shqiptari nga Preveza deri në Mollën e Kuqe. E këtu ne nuk do të kemi frikë për të plotësuar identitetin tonë kombëtar. Ne nuk po flasim për ndryshim kufijsh, por aty ku ka shqiptarë ka histori shqiptare, është pjesë e identitetit tonë kombëtar të cilin do ta ruajmë sepse na përket neve shqiptarëve që mendojmë që kemi “Veç një Atdhe”. Ne e kemi marrë çështjen e shqiptarëve të Çamërisë e kemi bërë pjesë të politikës shqiptare, e kemi bërë pjesë të diplomacisë shqiptare, e kemi bërë pjesë të Brukselit zyrtar. E tani kemi luftuar me paradigmën e stigmatizimit. E kemi marrë mitin e Sizifit në krahë e kemi çuar në majë të malit. E tani miqtë e mi unë ju them që grupi parlamentar i PDIU-së në katër vitet e ardhshme do të ndërkombëtarizojë dhe do t’i japi zgjidhje minimalisht çështjes ligjore të pronave. Megjithëse unë e di që çështja e shqiptarëve të Çamërisë nuk është çështje pronash, por është çështje vatani dhe ne do t’i shkojmë deri në fund drejtësisë europiane për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë”,- tha Shpëtim Idrizi gjatë takimit me qytetarë të Fierit.

Z.Idrizi theksoi se shqiptarët duhet të bashkohen rreth përkatësisë, rreth identitetit kombëtar, që fillon nga gjuha dhe nga Atdheu.

“Është nga fushatat më të bukura që kemi bërë sepse ne i kemi folur njerëzve me zemër në dorë, i kemi dëgjuar ata.  I kemi dëgjuar sepse deri më sot ne kemi parë që politika ka qenë e shurdhët për ta. I kemi dëgjuar për hallet dhe problemet dhe i kemi folur me zemër në dorë për të gjitha problematikat që ata kanë. Sigurisht që kemi ndjerë që shqiptarët i ka ndarë varfëria, papunësia, padrejtësia e shumë gjëra të tjera. Por ne mendojmë miqtë e mi që të gjithë si shqiptarë duhet të bashkohemi rreth përkatësisë tonë, rreth identitetit tonë kombëtar, që fillon nga gjuha, nga Atdheu, nga kombi, nga ajo që neve na bën të përbashkët si shqiptarë, e që na jep moton tonë që ne kemi “Veç një Atdhe””,-  u shpreh kryetari i Partisë Drejtësi, Inttegrim dhe Unitet.

Ndërsa kryesuesi i listës për deputet në qarkun e Fierit, Nustret Avdulla, tha se: PDIU në Fier do të dalë me dy mandate deputetësh. Nga takimet e përditshme me qytetarë të Fierit, Lushnjës, Mallakastrës dhe të gjithë zonave të tjera, kemi kuptuar se tashmë PDIU-së i janë bashkuar mijëra qytetarë. Ju bëj apel që të votoni PDIU-në, votoni nr.13, sepse ne kemi Veç një Atdhe!

Etiketa: FierNustret AvdullaPDIUShpetim Idrizizgjedhjet e 25 qershorit

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Hado: Nëse votoni Vangjel Dulen, keni tradhëtuar amanetin e të parëve çamë

Hado: Nëse votoni Vangjel Dulen, keni tradhëtuar amanetin e të parëve çamë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Drama në Orikum/ Konflikti mes ish-bashkëshortëve përfundon me dy të vdekur

Drama në Orikum/ Konflikti mes ish-bashkëshortëve përfundon me dy të vdekur

15:11 | 02/01/2026
Afera 15 mln euro e Eco Park/ A po shkon drejt arrestimit drejtori i AKUK, Flauers Shoshi? –

Afera 15 mln euro e Eco Park/ A po shkon drejt arrestimit drejtori i AKUK, Flauers Shoshi? –

14:59 | 02/01/2026
Tragjedi në Orikum/ Burri rreh për vdekje gruan më pas vret veten –

Tragjedi në Orikum/ Burri rreh për vdekje gruan më pas vret veten –

14:45 | 02/01/2026
Hyn në fuqi “Paqja Fiskale”/ Rideklarim bilancesh për 5 vite me tatim 5% –

Hyn në fuqi “Paqja Fiskale”/ Rideklarim bilancesh për 5 vite me tatim 5% –

14:31 | 02/01/2026
Zbardhjet vrasja me lëndë eksplozive në Shkodrë, Proda përgëzon policinë –

Zbardhjet vrasja me lëndë eksplozive në Shkodrë, Proda përgëzon policinë –

13:59 | 02/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Drama në Orikum/ Konflikti mes ish-bashkëshortëve përfundon me dy të vdekur
  • Afera 15 mln euro e Eco Park/ A po shkon drejt arrestimit drejtori i AKUK, Flauers Shoshi? –
  • Tragjedi në Orikum/ Burri rreh për vdekje gruan më pas vret veten –
  • Hyn në fuqi “Paqja Fiskale”/ Rideklarim bilancesh për 5 vite me tatim 5% –
  • Zbardhjet vrasja me lëndë eksplozive në Shkodrë, Proda përgëzon policinë –
  • Temperaturat shkojnë deri në -15 gradë në Kosovë

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Drama në Orikum/ Konflikti mes ish-bashkëshortëve përfundon me dy të vdekur
  • Afera 15 mln euro e Eco Park/ A po shkon drejt arrestimit drejtori i AKUK, Flauers Shoshi? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com