Idrizi: Duhet një sistem fiskal i drejtë që të stimulohet ekonomia dhe të rritet punësimi (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi: Duhet një sistem fiskal i drejtë që të stimulohet ekonomia dhe të rritet punësimi (film)

17:05 | 13/06/2017
në Uncategorized
0

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim me banorë të njësisë nr.3 në Tiranë, për zgjedhjet e 25 qershorit. Në këtë takim ishte i pranishëm kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, si dhe kandidatët për deputet në qarkun e Tiranës, Arjan Hamiti e Alfred Deshati.

Gjatë fjalës së mbajtur, Idrizi u shpreh se sistemi ynë fiskal është sistem i deformuar dhe etatist dhe nuk mund të vazhdojë të jetë i tillë kundrejt atyre që rropaten për të siguruar bukën e gojës.

“Sistemi ynë fiskal vazhdon të jetë një sistem i deformuar, është një sistem etatist. Sistemi fiskal nuk është gjobë për biznesin, nuk është që të marrin taksidarët aq sa i duhet për shtetin. Jo. Sistemi fiskal është një instrument ekonomik në duart e shtetit shqiptar në radhë të parë për të mbështetur biznesin dhe për të bërë politika ekonomike. Por çfarë ndodh sot? Taksidarët vijnë në dyert e kujt? Tek ata njerëz që punojnë çdo ditë, njerëz të cilët rropaten për të bërë biznes, për të siguruar bukën e tyre, për të punësuar të rinjtë dhe prandaj ky sistem fiskal i deformuar nuk mund të jetë armiku i tyre. Sepse taksat janë kontribut për shoqërinë dhe duhen mbështetur me politika të gjithë ata që me punë të ndershme, me biznesin e tyre jetojnë përditë, e punësojnë njerëz.”-shprehet Idrizi.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ai tha se qëndrimi që bën shteti me taksa ndaj biznesit është një nga gabimet më të mëdha pasi në ekonominë e tregut është biznesi dhe njerëzit e respektuar të punës që e zhvillojnë një vend.

“Ky këndvështrim etatist karshi biznesit është një ndër gabimet më të mëdha që bëhet. Në çdo vend të botës është biznesi, ekonomia e tregut që sjell rritjen e punësimit. Jemi në demokraci dhe vetëm ekonomia e tregut, biznesi, njerëzit e respektuar të punës, janë ata që do ta zhvillojnë këtë vend. Ne jemi krah biznesit, për një sistem fiskal shumë më të drejtë, për një sistem fiskal i cili stimulon ekonominë, por edhe për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Në këtë mënyrë mund të rritet edhe numri i të punësuarve”, – tha kreu i PDIU-së gjatë takimit me qytetarë të njësisë nr.3 në Tiranë.

Kryetari i PDIU-së iu bëri thirrje qytetarëve që të votojnë nr.13 pasi PDIU është parti e mbështetur në kauza me interes për të gjithë shqiptarët.

“Ne s’kemi pasur pushtet, por ju e dini shumë mirë që ne kemi mbrojtur kauza të mëdha. Kauza të cilat i kanë bërë nder këtij vendi dhe që janë kauza kombëtariste. Për këtë arsye unë ju them juve, të gjithë qytetarëve të Njësisë nr. 3 dhe gjithë qytetarëve shqiptarë, që të votoni për PDIU-në, të votoni partinë tonë, votoni nr.13, sepse ne i përbashkojmë shqiptarët edhe me sloganin tonë kemi “Veç një Atdhe”.

Ne kemi “Veç një Atdhe” për të gjithë ata që për shkak të zhgënjimit dhe mungesës së shpresës duan të largohen nga ky vend, për të gjithë ata që nuk e gjejnë veten në tregun e dijes dhe të punës. Ne kemi veç një Atdhe, që nuk mund t’jua lemë dot të marrëve, atyre që kanë vjedhur e shkatërruar në 27 vjet. Partia Drejtësi, Itegrim dhe Unitet nuk është një parti tradicionale, nga këto partitë që u krijuan si trashëgimi e dikujt apo një parti tjetër që u bë anti dikujt. Partia jonë është një parti që ekziston në politikën shqiptare për shkak të një kauze përbashkuese shqiptare.

Ka filluar si një kauzë familjare, personale, komunitare për të vënë drejtësi për shqiptarët e Çamërisë, por është është bërë një parti e të gjithë shqiptarëve nga Tropoja, Dibra, Kukësi, Lezha, Shkodra  e deri në Konispol me shqiptarë që na bashkohen përditë. Na bashkohen përditë sepse ne jemi parti e çështjes kombëtare, por jemi parti edhe e interesit qytetarë”, – u shpreh Idrizi.

Etiketa: ekonomiakreu i pdiumbeshtetje biznesiShpetim Idrizisistem fiskal

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
“Balena Blu”/ Arrestohet në Moskë një nga adminstratorët e lojës

"Balena Blu"/ Arrestohet në Moskë një nga adminstratorët e lojës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –

Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –

18:45 | 15/01/2026
Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare –

Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare –

18:29 | 15/01/2026
Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë –

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë –

17:59 | 15/01/2026
“Sterilizimi”/ Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja –

“Sterilizimi”/ Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja –

17:47 | 15/01/2026
Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie –

Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie –

17:31 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –
  • Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare –
  • Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë –
  • “Sterilizimi”/ Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja –
  • Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie –
  • Dashnor Sula mohon çdo diskutim për postin e kryeinspektorit, nuk kam pasur asnjë komunikim –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –
  • Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com