Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka shkarkuar nga detyra Këshilltarin për Sigurinë, John Boltonin.
Ka qenë vetë presidenti Donald Trump që e ka bërë të ditur lajmin e shkarkimit, i cili i kishte kërkuar gjithashtu që Bolton të dorëhiqej nga ky post.
“E informova mbrëmjen e djeshme John Boltonin se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë. Nuk jam pajtuar më shumë prej këshillave dhe sugjerimet e tij”, shkruan Trump në Tëitter.
Kujtojmë që John Bolton ka ideuar ndarjen e Kosovës, duke lobuar tek presidenti Trump për të aprovuar këtë zgjidhje.