11 shtatori që ndryshoi botën

Duhet të lëçisni

Pamje shokuese në Rusi/ Zogj të ngordhur bien nga qielli në qytetin afër centralit bërthamor (film)

Tingëllon si një skenar filmash fantashkencë, por është një ngjarje e vërtetë dhe ka ndodhur në një qytet rus. Bëhet fjalë për një ndodhi të...

Ja emrat e mjekëve që do dalin në protestë në oborrin e QSUT. Policia u refuzon lejen: Jemi në kohë Covid-i.

Mjekët kanë paralajmëruar një protestë ditën e nesërme para oborrit të QSUT-së, por policia u ka refuzuar lejen me arsyetimin se nuk lejohen grumbullimet...

Yuri Kim reagon për Gjykatën Kushtetuese: Mos u dorëzoni kurrë para atyre që nuk e duan drejtësinë

Ambasadorja e ShBA në Shqipëri, Yuri Kim ka thënë se zbatimi i Reformës në Drejtësi duhet të vijojë dhe askush nuk duhet të dorëzohet...

Rezultoi pozitive me koronavirus, Voltana Ademi tregon simptomat: Kam pak kollë, ja ku dyshoj se jam infektuar

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka konfirmuar edhe zyrtarisht se ka marrë përgjigjen dhe ka dalë pozitive me koronavirus. Ademi, në një prononcim...

Nga dom Gjergj Meta

Pas 11 shtatorit 2001 bota nuk është më e njëjtë. Jeta e shumë popujve dhe njerëzve ka ndryshuar krejtësisht. Ishte mbarimi i një epoke dhe fillimi i një tjetre. Ndoshta do të duhen ende vite për të kuptuar mirë se çfarë realisht ka ndodhur me botën më 11 shtator dhe më pas.

Ashtu sikurse pas Vaterlosë apo Stalingradit bota nuk qe më e njëjtë, apo sikurse pas shpikjes së bombës atomike e pas daljes në hapësirë apo pas vrasjes së Martin Luter Kingut.

Në jetën e globit kanë ndodhur shumë ngjarje që e kanë kthyer drejtimin e historisë njerëzore në një kahje tjetër në krahasim me më parë. Pas çdo ngjarje bota është njohur me diçka të re e të panjohur më parë.

Kështu edhe 11 shtatori; globalizoi një fenomen tjetër, terrorizmin. Ai më parë kishte qenë zonal: ETA në Spanjë, IRA në Irlandë, Brigadat e kuqe në Itali, Al Qaeda në Lindjen e Mesme. Me shembjen e kullave binjake të New York-ut, terrorizmi kapërceu kufijtë tokësorë e pushtoi ajrin duke goditur mu në zemër një ndër superfuqitë ekonomike dhe politike të planetit, SHBA.

Pas këtij momenti terrorizmi mori përmasa globale. Rreziku i madh qe se ky fenomen u shkëput nga trajtat etnike (ETA dhe IRA) apo ideologjiko-politike (Brigadat e Kuqe) e mori trajta fetare (Al Qaeda dhe ISIS) duke e futur kështu edhe vetë ndjenjën religjioze në një qorrsokak të madh.

E megjithatë, shoqëria njerëzore gjithmonë ka ditur të gjejë rrugën për kah e mira. Nuk i kanë munguar profetët e paqes. Ashtu sikurse kolonializmi shfrytëzues i Perëndimit, nxorri njerëz si Gandi dhe Mandela, jam i sigurtë se edhe kjo epokë do të nxjerrë njerëzit e saj, dishepuj të paqes dhe të së mirës.

Nuk janë armët e as strategjitë mbrojtëse që janë garantët e paqes, por vetëm zemrat e mbushura me dashuri që bëhen ushqyesit dhe mbrojtësit e një qytetërimi të denjë për njeriun.

Prandaj, duhen kapërcyer muret ideologjike që ndërtohen nga urrejtja, nga pretendimi se jemi më të mirët apo se duhet të mbrojmë Zotin nga të pafetë. Zoti nuk ka nevojë të mbrohet nga askush. Ai thjesht na kërkon të sillemi si bij e bija të tij e si vëllezër e motra ndërmjet njëri-tjetrit.

Terrorizmi dhe dhuna nisin në zemër të njeriut, rriten në familje e strukturohen në shoqëri. E kështu shkatërrojnë zemrën e njeriut, familjen e më pas shoqërinë. Të njëjtën rrugë ndjek edhe e harmonia e paqja. Një zemër e paqtë dhe në harmoni ndërton një familje të bukur e më pas një shoqëri të denjë për njeriun.

Njerëzimi do ta gjejë rrugën e të mirës, sepse çdo ditë ka njerëz e janë të shumtë, që dashurojnë, kanë ëndërra të bukura dhe përpiqen t’i realizojnë. E keqja është e shëmtuar dhe herët a vonë do të mposhtet, pavarësisht maskave që vesh për të joshur njerëzit.

Shoqëria njerëzore do të njohë edhe epoka të tjera që as nuk kemi idenë se si do të jenë e çfarë do të sjellin. Do të ketë një kohë tjetër pas kësaj kohe tonës, në të cilën njerëzit do të përjetojnë ngjarje të tjera, por ata gjithmonë do të dashurojnë, do të lindin fëmijë e do të kujdesen për njëri-tjetrin.

E mira ka një forcë të madhe shpërthyese e shndërruese e do të frymëzojë akoma burra dhe gra në të gjitha kohërat.

Prandaj, sot me 11 shtator e në çdo 11 shtator, ndërsa përkujtojmë viktimat e çdo lloj terrori, të çojmë ndërmend me shpresë se drejtësia dhe dashuria janë themelet e kësaj botë të krijuar mrekullisht prej Hyjit.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

E Freskët taze

Pamje shokuese në Rusi/ Zogj të ngordhur bien nga qielli në qytetin afër centralit bërthamor (film)

Tingëllon si një skenar filmash fantashkencë, por është një ngjarje e vërtetë dhe ka ndodhur në një qytet rus. Bëhet fjalë për një ndodhi të...

Ja emrat e mjekëve që do dalin në protestë në oborrin e QSUT. Policia u refuzon lejen: Jemi në kohë Covid-i.

Mjekët kanë paralajmëruar një protestë ditën e nesërme para oborrit të QSUT-së, por policia u ka refuzuar lejen me arsyetimin se nuk lejohen grumbullimet...

Yuri Kim reagon për Gjykatën Kushtetuese: Mos u dorëzoni kurrë para atyre që nuk e duan drejtësinë

Ambasadorja e ShBA në Shqipëri, Yuri Kim ka thënë se zbatimi i Reformës në Drejtësi duhet të vijojë dhe askush nuk duhet të dorëzohet...

Rezultoi pozitive me koronavirus, Voltana Ademi tregon simptomat: Kam pak kollë, ja ku dyshoj se jam infektuar

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka konfirmuar edhe zyrtarisht se ka marrë përgjigjen dhe ka dalë pozitive me koronavirus. Ademi, në një prononcim...

Për një javë regjistrohen 951 raste me COVID-19 në Maqedoni, rritet numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri të ditur se, sipas Institutit për Shëndet Publik, nga 14 deri 20 shtatori janë konfirmuar pozitivë për...