Një 47-vjeçar nga Anglia është vënë në hetim nga ana e policisë, për shkak se i ka vjedhur çantën një personi në aeroportin e Rinasit.
Mësohet se ka qenë Sh.T., i cili kishte denoncuar se Rinasit i kishin vjedhur çantën e dorës, brenda së cilës kishte sendet personale, shërbimet e Policisë kanë kryer kontrolle të menjëhershme dhe si rezultat kanë identifikuar dhe kapur personin, së bashku me çantën që ai kishte vjedhur.
Policia njofton se në vijim të veprimeve u procedua penalisht personi i identifikuar me iniciale N. E., 47 vjeç, nga Anglia, për veprën penale “Vjedhja”.