“I nderuar Koronavirus…”/ Kreu i Urgjencës Kombëtare shërohet nga Covid-19: Wau Wau, ja dola! (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“I nderuar Koronavirus…”/ Kreu i Urgjencës Kombëtare shërohet nga Covid-19: Wau Wau, ja dola! (film)

16:11 | 14/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj para pak kohësh lajmëroi që ishte i prekur nga COVID-19, por ditën e sotme bëhet me dije që ai është shëruar dhe ka dalë negativ në dy testet e bëra dhe ka reaguar në lidhje me këtë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ai në faqen e Qendrës Kombetare të Urgjencës ku shkruan se ia ka dalë pavarësisht se kishte momente kur ndjente frikë.

Postimi i plotë:

Për herë të parë u kënaqa pa masë me fjalën dy herë:

Read more

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Dëgjova një gjë shokuese –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

“NEGATIV”!

I nderuar Coronavirus i pa besë!
Ju erdhët fshehtas…
Fshehtas punuat dhe kërkuat me çdo kusht trupin tim, ndërsa isha me kolegë në front duke u përgatitur si të mbroheshim nga ty. Ju filluat të më kafshoni dhe të më bëni që të vuaj duke më hequr buzëqeshjen, duke tentuar të më mernit edhe frymën! E vërteta është se edhe më frikësuat për një moment, më bëtë të ndjehem i pasigurt, sepse këtë herë isha pacient, isha i dobët, i zbehtë, i hutuar dhe i lënduar. Isha i pa përgatitur sepse ishte hera e parë që takoheshim.
Por Ju Coronavirus harruat se pas sulmit tuaj, që shkaktonte shumë dhimbje, kishte një mbështetje shumë të madhe të qindra njerëzve, miqve, shokëve dhe mbi të gjitha familjes.
Lutjet e shumë njerëzve në të gjitha besimet, më bënë që të ndjehem i mbrojtur, i rrethuar me humanizëm, me dashuri dhe solidaritet dhe unë normalisht do të nxisja vullnetin dhe kurajon, për të të luftuar me të gjitha forcat.

Wau Wau, ja dola!

Ju humbët me mua, por na ndryshuat dhe na bëtë të reflektojmë të gjithëve, se një qënie kaq e vogël si ju, mundët të bllokonit një botë kaq të madhe në pak kohë. Ju na mësuat që lufta me ju do të vazhdojë, prandaj ne po studjojmë të gjitha pikat e dobëta që keni, sepse jemi të sigurt që do ta fitojmë luftën kundër jush.

Mendoni se bota nuk ka çfarë t’ju bëj? Mendoni se bota do të rri duarkryq? GABONI!

Na mësuat që Jeta është e shtrenjtë, jeta është e bukur, ajo jetohet vetëm njëherë, jeta është pasuria më e madhe që kemi, është gjëja më e çmuar, prandaj ajo duhet jetuar!

Për këtë keni të drejtë, ajo duhet respektuar, asaj duhet ti kushtohemi më shumë.

Ju na rikujtuat që jeta e të gjitha shtresave të shoqërisë para sëmundjeve është e barabartë.

Por, për ju Coronavirus, pra COVID-19, është pak ndryshe; jeni më i shpejtë, shpërndahesh shumë, në një kohë të shkurtër dhe shkaton shumë demtime.

Është hera e parë që trajtimi yt është i njëjtë për të gjithë.
Është hera e parë që COVID-19 kurohet dhe vlerësohet njësoj për të gjithë pa dallim:

pa privilegje,

pa arrogancë,
pa njohje,
pa moshë,
pa besim fetar,
pa pasuri,
pa pozitë,
pa ngjyrë politike!

Ne do ta fitojmë luftën kundër teje, sepse do të privohemi nga liria, nga pasuria, nga mirëqënia, nga privilegjet, nga përqafimet, nga shumë gjëra te tjera për aq kohë sa do të na duhet për të të mundur!
Do ja dalim të gjithë së bashku!

https://www.facebook.com/QendraKombetareUrgjencesMjekesore/videos/790673121464675/?t=1

Etiketa: COVID-19Drejtori i Urgjencës KombëtareKoronavirusiNegativSkënder Brataj

Të Lidhura

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

nga 27
18:14 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama apo mban një takim me qytetarë në Zvërnec, ku ka deklaruar se do të dëgjojë prej tyre...

Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

nga 27
17:58 | 05/06/2026
0

Në seancën e radhës në GJKKO, Ilir Meta përsëriti kërkesën për transmetim live të procesit gjyqësor dhe për daljen e...

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

nga 27
17:40 | 05/06/2026
0

Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar në afërsi të gjykatës së Tiranës ditën e sotme. Nga impakti...

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

nga 27
15:29 | 05/06/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus Vladimir Putin, ku propozon një takim...

Para
Një luftë nuk mund të fitohet pa zemrën e njerëzve

Një luftë nuk mund të fitohet pa zemrën e njerëzve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

18:14 | 05/06/2026
Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

17:58 | 05/06/2026
Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

17:40 | 05/06/2026
Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

15:29 | 05/06/2026
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –
  • Dëgjova një gjë shokuese –
  • Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –
  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –
  • Dëgjova një gjë shokuese –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com