I fundmi i socialistëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I fundmi i socialistëve

13:36 | 17/02/2016
në Shqiperi
0
Ministri i Financave, Shkelqim Cani, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me Koncesionet e dhena nga qeveria Shqiptare dhe Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nFinance Minister Shkelqim Cani, speaks during a parliamentary session.

Nga zëvëndës i kryeministrit komunist, Adil Çarçani tek ministri më i rëndësishëm i qeverisë “Rama”. Karriera e dibranit mes dy sistemeve

Mund të quhej edhe i fundmi “komunist” në qeverinë e Ramës, Shkëlqim Cani. Por do të duhej të bëhej një analizë e thelluar për të sqaruar këtë për shkak se në qeverinë Rama mund ta meritojnë këtë emërtim edhe të tjerë ministra, nëse i referohemi prejardhjes së familjeve të disa ministrave në kabinetin qeveritar. Ka prej tyre pinjoll të ish-anëtarëve të Byrosë Politike të PPSH-së. Vetë kryeministri është nip i anëtarit të Byrosë Politike, Spiro Koleka, dhe bir i anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor në kohën e PPSH-së, Kristaq Rama. Ditmir Bushati gjithashtu është bir i njërit prej anëtarëve të Komitetit Qendror të PPSH-së, Sul Bushati, etj.. E tillë është elita politike në Shqipëri, ka nga këta majtas por edhe djathtas politikës.

Ministri i Financave Shkelqim Cani, gjate seances se pare te sesionit te VI parlamentar te legjislatures se VIII. /r/n/r/nShkelqim Cani, Minister of Finance, during a parliamentary session.

Read more

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

E quajtëm të fundmin e socialistëve sepse në qeverinë “Rama” nuk kanë mbetur socialistë që e ndërtuan karrierën e tyre në 15 vitet e para postkomuniste në Shqipëri, kohë kur janë kryer reformat për modernizimin e kësaj partie.  Në qeverinë “Rama” janë socialistët e rinj që e kanë nisur aktivitetin politik në vitin 2005 e këtej.

Shkëlqim Cani ishte i vetmi i kohës së senatorëve socialistë. Cani u shkarkua dje nga posti i Ministrit të Financave në mënyrë të papritur nga kryeministri Rama.

Erdhi në qeverinë e tij me një premtim të madh politik, të ndërtonte Rrugën e Arbrit. Kur Edi Rama e prezantonte si deputet të Dibrës para zgjedhjeve të 2013-ës në Peshkopi do të shprehej se Cani i “ka vënë kusht” për bashkëpunimin e tij politik angazhimin e Partisë Socialiste për ndërtimin e Rrugës së Arbërit. Ndër premtimet e tjera që Rama e Cani bënë së bashku në atë kohë ishin se Bulqiza dhe menaxhimi i kromit në interes të banorëve të zonës do të ishin prioritet i Partisë Socialiste. Të dy premtimet patën fatin e njëjtë me atë të viteve të mëparshme, rruga nuk u bë e Bulqiza është në mos më shumë, po aq e varfër sa më parë.Shkelqim-Cani-Edi-Rama

Nga 2013-a, koha e zhurmës dhe baterive të karikuara të fushatës ka rrjedhur shumë ujë. Shkëlqim Cani u bë ministër Financash, aty ku nuk kishte më mirë se të realizonte premtimin sidomos për Rrugën e Arbrit. Mbase ai as vetë nuk kishte besuar në premtimet që bënte. Nuk dimë sot se kujt nuk i besonte më shumë, premtimeve tw tij apo Edi Ramës. Doza e tij e mosbesimit ishte publike. Ai qe i vetmi që sfidoi publikisht Edi Ramën duke mos e dorëzuar mandatin e deputetit siç bënë të gjithë kolegët e tij të tjerë ministra. Koha tregoi se kjo ja vlejti. Pasi të dorëzojë zyrën për “kolegun e tij më të afërt” Arben Ahmetajn, do të jetë së paku një deputet i thjeshtë i socialistëve, por që mban mbi shpinë një karrierë të gjatë e të pasur si në aspektin profesional ashtu edhe në atë politik.

Në ditën e Shëngjergjit të këtij viti Shkëlqim Cani mbush fiks 60 vjeç. Ai ka lindur në Tiranë, por është bir i një dibrani, i cili deri pak kohë më parë ka qenë aktiv me shoqatën e tij të konsumatorëve. Lidhjet e hershme të dibranëve e patën sjellë në Tiranë ku edhe djali i tij do të mbaronte shkollimin e lartë për financë.

Në vitin 1980, Shkëlqim Cani do të linte auditorët e Fakultetit të Ekonomisë si student për të mbetur po aty, por si profesor.

Në vitin 1985 ai u emërua në postin e parë, si Drejtor i Departamentit të Jashtëm në Bankën e Shtetit Shqiptar. E mbajti atë postin deri më 1990, vit kur u emërua drejtor i Përgjithshëm i Bankës Shqiptare të Tregtisë. ruci-ramoz-fatos-nano-ylli-bufi-leontiev-cuci-320x215Në Shkurtin e 1991 ai u emërua si numri dy në qeverinë e fundit komuniste të drejtuar nga Adil Çarçani. Qeveria ra për 22 ditë, për shkak të protestave masive që kishin mbërthyer Shqipërinë në procesin e rrëzimit të komunizmit. Iku Adil Çarçani por Cani mbeti në të njëjtin pozicion, si zëvëndëskryeministër në qeverinë e drejtuar nga Fatos Nano, me të cilin nisi një bashkëpunim që do të zgjaste me vite.

Por viti i trazuar 1991 do të sillte në drejtim disa qeveri. Erërat po frynin në drejtim tjetër. Cani do të rikthehej vetëm për pak kohë në profesion, aty ku ishte, por tashmë si zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Bankës Shqiptare të Tregtisë.

Karriera e tij në 5 vitet në vazhdim do të lidhej me Kuvendin. Ai u zgjodh deputet i Partisë Socialiste në dy legjislatura. Në zgjedhjet e 26 majit 1996 si për shumë socialistë të tjerë do të ishin një shembje edhe për Shkëlqim Canin. Në mars të atij viti ai është pjesë e listës së Komisionit të Kontrollit të Figurave “Mezini”.

CANI TAKIM ME SHOQATAT E BIZNESIT - /r/n/r/nCANI MEETS BUSINESSES ASSOCIATIONS -

Ishte mes 35 të përjashtuarve nga kandidimi përkrah Servet Pëllumbit, Gramoz Ruçit, Kastriot Islamit, Dritëro Agollit, Sabit Brokajt, Leontiev Çuçit, Fehmi Abdiut etj. 22 ditët si zëvendës i Adil Carcanit e penalizuan por vetëm për një kohë të shkurtër. Cani u rikthye në Kuvend përsëri në vitin 1997 si deputet i PS-së. Përsëri për të qëndruar pak kohë aty. Lidhja e hershme me Fatos Nanon, që tashmë ishte rikthyer si kryeministër do ta çonte atë drejt një mandati 7 vjeçar si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. U rikthye aty ku e kishte nisur, por tashmë në majë. Në fakt kishte arritur atë që kishte synuar prej kohësh. Gjatë viteve të angazhimit në politikë u specializua jashtë vendit, një rrugë që e kishte nisur që në vitin 1985 me kursin për instrumentet bankare në Vjenë. Në 1991 kishte fituar gradën shkencore “Doktor në Ekonomi”. 12 vjet më vonë fitoi edhe titullin “Profesor”.

Vitet e drejtimit të Bankës së Shqipërisë u kthyen në një prej zyrtarëve me protagonist të kohës. Ai drejtoi fushata të shumta për stabilizimin e ekonomisë, të çmimeve si edhe për luftën kundër informalitetit. Të kësaj kohe janë edhe batutat-këshilla të mikut të tij Nano “kujdes se mos presësh degën ku ke vënë këmbën”!

Ministri i Financave Shkelqim Cani, gjate seances se pare te sesionit te VI parlamentar te legjislatures se VIII. /r/n/r/nShkelqim Cani, Minister of Finance, during a parliamentary session.

Kalkulimet politike ku ishte përfshirë edhe miku i tij Nano, bënë që të humbasë në pretendimin për një mandat të dytë guvernatori. Zyrën ia lë ish kolegut të tij të hershëm Ardian Fullanit, me të cilin iu desh përsëri të shtrëngojë duart për muaj me radhë kur ai gëzonte mandatin e dytë të Guvernatorit.

Pas 2004 ai qëndroi me një këmbë në profesion e me tjetrën tek Partia. Edi Rama e pati një ndër këshilltarët e afërt për financat. Kështu që marrja e postit të ministrit të Financave në qeverinë e pas 2013-ës nuk çuditi askënd. Por për habi as largimi i tij pas gjithë atyre që kanë ndodhur në këto dy vjet e gjysëm nuk ka çuditur njeri. Ai e kishte paraprirë fatin e vet.

Etiketa: Adil CarcaniArben Ahmetajedi ramaFatos NanoPSSenatoret socilaistShkarkimi i CanitShkelqim Cani

Të Lidhura

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

nga 27 ok
18:20 | 19/05/2025
0

Në Samitin Politik Evropian të mbajtur në Tiranë Vodafone Albania ishte partneri i besuar i rrjetit 5G në eventin prestigjioz,...

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

nga 27 ok
15:00 | 19/05/2025
0

Përpara zgjedhjeve, më 7 maj 2025 është firmosur kontrata e dyshimtë mes bashkisë Fier të drejtuar nga Armando Subashi dhe...

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

nga 27 ok
18:25 | 19/05/2025
0

SPAK e heton për vrasje, kryebashkiakja e Roskovecit i jep tenderat publikë! Bëhet fjalë për Renato Salin i njohur si...

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

nga 27 ok
18:27 | 19/05/2025
0

Nuk u habitëm që qeveria ka në plan të heqë nga buxheti i ndihmës ekonomike 1000 persona. Pikëpyetja ishte se...

Para
Emërimi i Ahmetajt/ Basha: Rama në luftë të re me opozitën

Emërimi i Ahmetajt/ Basha: Rama në luftë të re me opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025
“Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

“Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

18:29 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës
  • Anuela mbulon me para gruan e drejtorit të Tërmet Peçit, i jep tenderin 7 miliardë lekë për shkollën e re

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com