Një 47-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane pasi akuzohej për trafik narkotikësh, është arrestuar në Pogradec.
Sipas policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Agimi” u arrestua Taulant Agushi, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 9 vite e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.