Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

I bukuri ti! U braktise pikërisht nga ata që i ktheve në heronj

Nga Media 0

Nga Elma Doresi

U trishtova e di? Besoj se dhe ti kishe të njëjtën ndjesi.
Nuk të kisha parë kurrë më parë aq të trishtë. Qëndroje vetëm. Për herë të parë të mungonte buzëqeshja dhe trishtimin nuk mundoheshe aspak ta fshije. Dukej sikur thoje dhe ti shprehjen: Plakun nuk e do njeri bijë, kur isha i ri i kisha të gjithë përreth, ndërsa tani që u plaka, aha…

Sa mbajte në prehërin tënd dhe asnjëherë nuk të pyetëm: A u vrave?
Sa fëmijë mbulojë nën ombrellën tënde kur jashtë binte shi?
Sa buzëqeshje na dhurove dhe ne sot nuk mundëm dot ta kthenim përveçse me ikjen tonë. Të lamë vetëm në azilin tënd. Fëmijët e tu ikën për një jetë më të “mirë” dhe babain e çuan në azil. Ata nuk mund të mbanin dot mbi shpatulla një “plak” dhe pse plaku dikur u bë streha e tyre. Dikur ëndrra e të gjithëve ndërsa sot?

Sa do kisha dashur të kishe gojë. Sa do doja që mureve të tua të coptuara t’u vinte për një moment goja e të na tregonte atë çfarë ti ke parë e dëgjuar…por bijtë e tu e dinë që ti nuk do të flasësh kurrë dhe prandaj nuk u menduan dhe ikën me ofertën e parë. Një baba kurrë nuk flet keq për fëmijët e tij, ata e dinë këtë. “Nuk ka qënë kështu, dikur ka pasur disiplinë, dikur aktorët ishin këtu, nuk ka qënë kështu”, më bëhej sikur e dëgjoja nga brenda teje dikë që protestonte. Aty ka shumë zëra që po protestojnë, janë ata, heronjtë e vërtetë, por neve nuk trëmbemi nga të gjallët e jo më të vdekurit.
Unë e di që ti do të na falësh, por nuk e di nëse një ditë do ta falim ne veten…

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej