Interpol Tirana ekstradon drejt Greqisë një shtetas ukrainas, i kërkuar nga drejtësia greke, i dyshuar për vrasje.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale M.Y, 28 vjeç, i cili u arrestua me kartë identiteti, pasaportë dhe patentë false më 05 maj të këtij viti nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijes dhe në momentin e kapjes ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë por është neutralizuar dhe prangosur.
Interpol Tirana/ Njoftimi i policisë:
Ekstradohet drejt Greqisë një shtetas ukrainas, i kërkuar nga drejtësia greke, i dyshuar për vrasje
Nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi, nga vendi jonë drejt Greqisë, i shtetasit ukrainas, M.Y, 28 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore greke më datë 29.10.2018, kanë lëshuar urdhër-arresti ndaj këtij shtetasi i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, të parashikuara nga Kodi Penal grek.
Më dt 25.04.2018, rreth orës 22:15 në sheshin “Exharcia”, Athinë, dyshohet se shtetasi ukrainas M. Y. në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka ka sulmuar një shtetas me një shufër hekuri dhe më pas e ka goditur 6 herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen.
Ky shtetas më datë 05.03.2019 është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijes dhe në momentin e kapjes ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë por është neutralizuar dhe prangosur.
Shtetasi M.Y, udhëtonte në drejtim të Greqisë me kartë identiteti, pasaportë dhe patentë, të falsifikuara.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur ekstradimit i tij drejt Greqisë.