Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Humbi gjithë familjen nën rrënoja, Albert Cara niset për mjekim në Itali

Nga Klodiana 0

Albert Cara është nisur sot me helikopter drejt Italisë për trajtim të specializuar mjekësor. Ndërsa në Thumanë, përcillen në banesën e fundit familjarët e tij.

Albert Cara, ka humbur gruan, vajzën, dy djemtë, dhe të fejuarën e djalit. Po nga familja Cara humbën jetën, gruaja e xhaxhait të Albertit dhe vajza e saj.

54-vjeçari Albert Cara është në gjendje të rëndë ndaj u vendos transportimi i tij në vendin fqinj.

Kryeministri Rama dhe Ministrja Manastirliu ndoqën nga afër transferimin e Albertit nga spitali i Traumës në aeroportin e Rinasit. Qeveria italiane, nëpërmjet departamentit të mbrojtjes civile ka ofruar mbështetjen për trajtimin e dy të mbijetuarve. Dy ditë më parë u transportua drejt Italisë Marlin Shkodra, 30 vjeçari i mbijetuar nga tragjedia e ndodhur në Durrës, i cili po merr trajtim të specializuar në Bari të Italisë. /AbcNews.al

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej