Humb jetën nëna dhe foshnja/Akuzat e familiarëve, deklarata e MSH, e gjithë dinamika e ngjarjes – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Humb jetën nëna dhe foshnja/Akuzat e familiarëve, deklarata e MSH, e gjithë dinamika e ngjarjes

16:15 | 16/09/2016
në Uncategorized
0

Një nënë 35-vjeçare, Aida Koçi, vdiq sot në mëngjes bashkë me foshnjen e saj  të porsa lindur në maternitetin “Koço Glozheni” në Tiranë, pas komplikacioneve të rënda shëndetësore dhe sorollatjeve nga një spital në tjetrin.

Familiarët e 35 vjeçares akuzojnë mjekët

Të afërmit e saj akuzojnë mjekët e spitalit për vonesa nga njëri proces në tjetrin dhe mungesa të shërbimit dhe mjeteve, duke filluar nga mungesa e personelit ku janë paraqitur, sallat e mbyllura, mungesa e barrelës për transportin e të sëmurës, mungesën e oksigjenit etj.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Drejtoresha e maternitetit, Rubena Moisiu, duke komentuar akuzat e familjarëve, ka pohuar se janë duke u bërë të gjitha verifikimet nëse ato qëndrojnë apo jo, duke shtuar se urgjenca e maternitetit është e hapur gjatë gjithë 24 orëve.

Policia

Ndërsa policia njofton se të afërmit e gruas kanë thyer derën e shërbimit të urgjencës si dhe disa xhama dhe për këtë arsye është shoqëruar vëllai i gruas shtatzënë. Sipas deponimit të mjekëve, sapo është dhënë lajmi se ka vdekur foshnja, të afërmit e gruas kanë shkatërruar disa pajisje në pavion.

Policia ndërkohë ka sekuestruar kartelat për të parë procedurën e shërbimit ndaj gruas si dhe po merr deklaratat e mjekëve dhe të të afërmve të saj. Mësohet se prokuroria ka nisur tashmë hetimet për neglizhencë dhe pakujdesi të mjekëve.

Njoftimi Zyrtar i policisë:

Rreth orës 06:00, mjekët e Spitalit “Koço Glozheni”, kanë lajmëruar tek numri 112 se kanë një konflikt në pavionin e urgjencës.  Në momentin e arritjes së shërbimeve në urgjencën e spitalit kanë konstatuar derën e pavionit të dëmtuar si dhe xhamat.

Gjithashtu mjekët  kanë sqaruar se ka vdekur foshnja e porsalindur, dhe familjarët e irrituar kanë shkaktuar dëmet në pavion. Për të sqaruar rrethanat e ngjarjes shërbimet kanë ftuar shtetasin F. O. (i vëllai) që të kalonte me to në komisariat për një deklarat.

Rreth orës 07:00 kanë njoftuar mjekët e spitalit se ka vdekur shtetasja Aida Çakaj, 35 vjeçe, banuese në Tiranë. Menjëherë është bërë e mundur që shtetasi F. O. të kaloi tek spitali.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka tërhequr rregjistrat e spitalit dhe janë shoqëruar për të dhënë deklarata mjekët që kanë qënë në punë. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë deklaron se nëna  35 vjeçarje humbi jetën nga një hemorragji masive në  shpretkë.

Në njoftimin  e Ministrisë së Shëndetësisë përshkruhen të gjitha lëvizjet si dhe problemet që ka shfaqur pacientja, nga momenti kur  është paraqitur në maternitet deri në orën 05:00 kur ka humbur jetën. Ministria deklaron se të gjitha lëvizjet janë bërë me autoambulancë nën asistencën e personelit mjekësor.

 Nojftimi i plotë i Ministrisë së  Shëndetësisë.

 Pacientja A. Ç., e datëlindjes 28/07/1981, lindur në Kukës dhe banuese në Bathore, Tiranë, shtatëzania e tretë, është paraqitur në SUOGJ “Koço Gliozheni” rreth orës 22 e 30 minuta të datës 15/09/2016. Pacientja paraqiti ankesa për vështirësi në frymëmarrje, cianozë periorale dhe dhimbje në regjionin perikardiak.

Në Repartin e Pranimit të Shërbimit të Obstetrikës të këtij spitali, është ekzaminuar nga mjekët e rojes në abdomen, pasi gruaja ka refuzuar vizitën vaginale, e cila rezultoi me RZF (Rrahjet e Zemrës Fetale) prezente, uterus të qetë, pa kontraksione, paraqitje oblik-cefalik në palpacion, pa hemorragji të dukshme.

Në këto kushte, pacientja dërgohet me autoambulancë nën asistencë të personelit mjekësor rreth orës 23 e 15 minuta në Urgjencën e QSUT “Nënë Tereza,” dhe pas mbërritjes është vizituar nga mjeku kardiolog. Më tej, nisur nga dispnea, cianoza dhe dhimbja prekordiale që paraqiste pacientja, rreth orës 1 e 45 minuta dërgohet me autoambulancë nën asistencën e personelit mjekësor të shërbimit të Urgjencës në SU “Shefqet Ndroqi”.

Pacientja u paraqit në SU “Shefqet Ndroqi” rreth orës 02 të datës 16/09/2016. Aty konstatohet një rënie e kuadrit të gjakut, grafi pulmonare normale, dhe u dyshua për hemorragji të brendshme pa burim të përcaktuar.

Për këtë arsye, pacientja rikthehet në SUOGJ “Koço Gliozheni” në orën 4 të datës 16/09/2016, e shoqëruar me personel mjekësor me oksigjen dhe në perfuzion me dopaminë , ku shtrohet me diagnozën: “Gravidancë 41-42 javë oblik-cefalik, feto-morto in utero, abdomen akut”.

Qysh në shtrim, përshkruhet gjendje e rëndë, e zbehtë, me djersë, puls të dobët takikardik 120/min, TA (Tension Arterial) 83/40 mm të shtyllës së zhivës.

Në këto kushte, transferohet menjëherë në reanimacion, ku fillohet reanimimi dhe monitorimi.

Vazhdoi trajtimi i pacientes me gjak, dopaminë, adrenalinë dhe O2 nazal dhe kortizonik.

Në kushtet e gjendjes së rënduar të pacientes, u thirr konsultë e zgjeruar, dhe megjithë vazhdimin e reanimimit, gjendja e pacientes vazhdoi të rëndohet, me puls periferik, me shenjat tipike të gjendjes së shock-ut.

Në këtë situtatë, konsulta vendosi që pacientja të futet në sallën operatore me diagnozën: “Abdomen Akut”, me dyshim për hemorragji të brendshme.

Në orën 5, pacientja e fut në sallën operatore, ku u hap barku dhe u konstatua hemoperitoneum, rreth 2500 ml, me koagula të shumta, kryesisht majtas, uterusi (mitra) intakt (e paprekur). U nxorr fetusi i vdekur (vdekje e freskët), likid i pastër, placentë normale.

Nisur nga reperti kirurgjikal i paraqitur në orën 5 e 45 minuta u kërkua konsultë nga kirurgu, i cili konstatoi hemorragji masive në regjionin e shpretkës dhe koagula të shumta në këtë zonë.

Megjithë ndihmën mjekësore të ofruar, pacientja fatkeqësisht ndërroi jetë.

Kështu, të gjitha lëvizjet e pacientes janë bërë me autoambulancë nën asistencën e personelit mjekësor dhe shoqëruar me dokumentacionin mjekësor përkatës.

Autoambulanca SUGJ “Koço Gliozheni”– QSUT: TR 3516 L

Autoambulanca QSUT– SU “Shefqet Ndroqi”: TR 9438 K

Autoambulanca SU “Shefqet Ndroqi” – SUGJ “Koço Gliozheni”: TR 9604 K

Etiketa: familiaretfoshnjamaterniteti Koco Glozheniministria e shendetesisemjekëtPoliciavdes 35 vjecarjavdes foshnja

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Serbet, “masakër” te Tirana e Re

Serbet, “masakër” te Tirana e Re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

20:12 | 25/12/2025
Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

19:20 | 25/12/2025
Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

19:02 | 25/12/2025
Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

18:46 | 25/12/2025
Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

18:34 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –
  • Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –
  • Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –
  • Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –
  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com