Rama 50 minuta në Shtëpinë e Bardhë, takon Obamën dhe Biden – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama 50 minuta në Shtëpinë e Bardhë, takon Obamën dhe Biden

18:37 | 14/04/2016
në Uncategorized
0

Rama për VOA: Takimi i kaloi të gjithë parashimimet

Vizita e kryeministrit Edi Rama në SHBA ka kulmuar me takimet e tij në Shtëpinë e Bardhë. Në një hark kohor prej 50 minutash kreu i qeverisë shqiptare është takuar pa praninë e medias me Presidentin amerikan, Barack Obama dhe me zëvendës presidentin, Joe Biden. Tema kryesore e diskutimeve është lufta kundër terrorizmit dhe siguria. Pas daljes nga Shtëpia e Bardhë, Rama foli për Zërin e Amerikës duke shprehur vlerësimet e tij të para për takimet.

VOA: Si shkoi takimi dhe çfarë u fol?

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Rama: Takimi kaloi parashikimet në kuptimin e kohës dhe nga ana tjetër mund të them që kaloi parashikimet edhe në kuptimin e atmosferës shumë miqësore ku dëgjuam fjalë të shkëlqyera për Shqipërinë, përpjekjet tona dhe sigurisht ndamë së bashku bindjen se ky është një partneritet që duhet të forcohet dhe se Shqipëria ka një rol trë rëndësishëm për të luajtura në rajon gjë për të cilën morëm përgëzime dhe inkurajim shumë të madh. Dinamika jonë e re e politikës së jashtme ka sjellë një rritje shumë të ndjeshme të reputacionit të vendit tonë edhe në sytë e vetë partnerëve tanë. Dhe sot ky është një fakt i pohuar dhe në Shtëpinë e Bardhë.

VOA: Një nga temat ka qenë dhe radikalizmi dhe ekstremizmi, mund të na flisni për çfarë bëhet fjalë?

Rama: Presidenti u interesua me shumë dëshirë dhe entuziazëm lidhur me idenë e futjes në shkolla të mundësisë për të njohur fenë dhe për tu dhënë të rinjve instrumentin e domosdoshëm që të mos bien pre e propagandës ekstremiste të çfarëdo lloji qoftë. Qoftë të radikalizmit islam që flet ne emër të Kuranit por është shkelja më e rëndë për Kuranin, qoftë edhe të ekstremizmit politik edhe në demokracitë e zhvilluara.

VOA: Si do ta realizoni edukimin në shkolla si dhe idenë tuaj për një Qendër Rajonale kundër Radikalizmit?

Rama: Qendra do të ngrihet dhe ne po përgatitemi qoftë edhe me mbështetjen shumë të fortë të SHBA dhe BE, kemi marrë mbështetje të rëndësishme edhe nga USAID sa i përket një programi që nuk është vetëm tek shkollat në tërësi por edhe për promovimin e bashkëjetesës fetare tek të rinjtë dhe garantimin e kësaj pasurie të madhe që është bashkëjetesa fetare në Shqipëri për më të rinjtë që nuk duhet ta marrin si të mirëqenë njëherë e përgjithmonë por duhet të investojnë për të. Nga ana tjetër ka qenë shumë e rëndësishme edhe ajo çfarë kemi diskutuar për reformën në drejtësi. Edhe Shtëpia e Bardhë e kërkon, e mbështet dhe sigurisht e konsideron një test shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në rrugën e integrimit evropian që është rruga që ne kemi një mbështetje shumë të fortë edhe nga SHBA, edhe nga Presidenti vetë.

VOA: Ju kishit premtuar kur Sekretari Kerry ishte në Shqipëri që kjo reformë do të miratohej në pranverë por ndërkohë marrëdhëniet janë paksa të acaruara dhe reforma nuk ka shumë gjasa nëse konsensusi nuk arrihet me opozitën. Do të arrini ta zbatoni ju këtë afat?

Rama: Do më vinte shumë keq që të merresha me opozitën e vendit tonë në oborrin e Shtëpisë së Bardhë. Këtu përfaqësoj të gjithë dhe brenda kufijve të  Shtëpisë së Bardhë nuk dua të them atë që mendoj për opozitën lidhur me reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi mund të ishte përfunduar tani sepse praktikisht ajo çfarë është përgatitur është gati.

Ka pasur shumë simulime si ato të njerëzve kur nuk duan të shkojnë në punë dhe marrin raport false për të penguar procesin. Sidoqoftë unë jam besimplotë se reforma do të kalojë, jam besimplotë që cilado palë ka kuptuar thelbin që kush identifikohet si pengesë e reformës hyn në telashe të mëdha me popullin shqiptar, por sigurisht i hap vetes një telash shumë të madh edhe me partnerët ndërkombëtarë. Ky është një mesazh që e marrim nga të gjitha anët.

Etiketa: rama ne shbatakimi bidentakimi obama

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Mesila Doda: Më kërcënuan komunistët për dekoratat, por aq na bën (fjala e plotë)

Mesila Doda: Më kërcënuan komunistët për dekoratat, por aq na bën (fjala e plotë)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com