Historia që përsërit vetveten… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia që përsërit vetveten…

20:00 | 02/03/2019
në Kryesore
0

Nga Bledian Koka

Qarkullon një histori e cila ka si personazh ish-kryeministrin Aleksandër Meksi. Një burrë i nderuar, e një kryeministër i mençur që udhëhoqi proceset më delikate shtetformuese të Shqipërisë në kapërcimin nga regjimi komunist drejt ekonomisë së tregut, përmes vështirësive të një shoqërie të papërgatitur për ta përftuar në mënyrën më të mirë këtë proces.

Një nga vendimet më delikate që ai mori gjatë qeverisjes së tij gati 4-vjeçare, ishte ajo e indeksimit të çmimit të bukës që si pasojë inflacionit në vitin 1993, brenda natës nga 40 lekë të vjetra, të nesërmen do të kushtonte 400 lekë të vjetra. Imagjinoni pak në një vend ku ende pagat varionin deri maksimumi 10-20 mijë lekë të vjetra në muaj, ky çmim i bukës ishte tejet i rëndë për xhepat e shqiptarëve. Atë natë kryeministri Meksi nuk fjeti tërë natën, thonë.

Read more

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

Si një shtetar i vërtetë e i ndërgjegjshëm, (jo si njeri që ta bën kopilin, ta lë në derë e me pas çan ferren) qëndroi në zyrë dhe nuk fjeti asnjë çast. Priste që të nesërmen para zyrës së tij, shqiptarët t’i vinin në protestë e ta ngrenin kryeministrinë (pa kërpudhë asokohe) zgupthi. Nga ora 8 e mëngjesit, pas një dremitje të shkurtër, kryeministër i stërmunduar aq sa nga pesha e fajit për një vendim të paevitueshëm, po aq edhe nga pagjumësia doli në dritarën e zyrës ku sot bujt Edi Rama dhe pa… Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ishte bosh, pos ndonjë çifti dashnorësh që kalonin aty pari dhe shkonin tek kodrat e Liqenit. Dielli llamburiste me gjithë fuqinë e vet, ndërsa paqja sociale dukej se nuk kishte ndërmend të prishej deri nga ditët e para të marsit 1997. Në atë çast thonë se Leka (siç e njohin miqtë) pati dy mendime të kithta me njëra-tjetrën.

E para ishte, lehtësimi që protestë nuk kishte. E dyta ishte trishtimi ndërsa psherëtinte me sytë e skuqur që i kapsalliteshin prapa syzeve të tij të pandara: Lum ai që do ta qeverisë këtë popull  

p.s…Pas këtij mendimi, Leka soditi edhe pak nga dritarja e tij kryeministrore dhe vazhdoi punën…, edhe për 3 vite të tjera.

Etiketa: Aleksander MeksiBledian Kokaedi ramahistoriprotestë

Të Lidhura

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

nga 27
11:44 | 03/04/2026
0

Një qendër fizioterapeutike ishte kthyer në një ‘fole prostitucioni’ në Tiranë. Për pasojë është arrestuar një 40-vjeçare (pronarja e qendrës)...

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

nga 27
11:29 | 03/04/2026
0

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet gjyqi në themel për Erion Veliajn, i cili ndodhet në burg që prej shkurtit...

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

nga 27
11:20 | 03/04/2026
0

Metamorfoze e plote e ministrave te Rames pasi daljes se djeshme ku kundershtonin njoftimin e Ambasades Amerikane mbi ekzistencen e...

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

nga 27
11:06 | 03/04/2026
0

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë këtë të premte për shembjen e objektit të fundit që pengonte hapjen...

Para
Policia e Shtetit të kërkojë falje publike për gazin lotësjellës tek qytetarët

Policia e Shtetit të kërkojë falje publike për gazin lotësjellës tek qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

11:44 | 03/04/2026
E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

11:29 | 03/04/2026
Policia ka shtuar masat e sigurisë –

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

11:20 | 03/04/2026
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

11:06 | 03/04/2026
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –

10:46 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –
  • E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –
  • Policia ka shtuar masat e sigurisë –
  • Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –
  • Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –
  • Procesi bie ndesh me Konventën Europiane –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –
  • E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com