Historia po rishkruhet zoti Dule! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia po rishkruhet zoti Dule!

19:55 | 14/02/2017
në Uncategorized
0
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, gjate ceremonise se 24 vjetorit te Partise Bashkimi për të Drejtat e Njeriut./r/n/r/nLeader of PBDNJ, Vangjel Dule, during the 24th anniversary ceremony of the Party Union for Human Rights.

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, gjate ceremonise se 24 vjetorit te Partise Bashkimi për të Drejtat e Njeriut./r/n/r/nLeader of PBDNJ, Vangjel Dule, during the 24th anniversary ceremony of the Party Union for Human Rights.

“Politika ka moral…”, thotë Vangjel Dule dhe e përsërit disa herë gjatë intervistës së tij në Top Story me Sokol Ballën.  Përpiqet të sqarojë arsyet, pse është sot jashtë koalicionit me PS-në, duke bërë fajtor kryeministrin Rama, i cili sipas Dules bën një politikë pa moral. Ai thotë që është sot jashtë koalicionit me PS-në për çështje parimore. Në të vërtetë, zoti Dule është sot jashtë koalicionit me PS-në, sepse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe qeveria e tij, kanë një qëndrim konkret për Çështjen Çame,  kërkojnë zgjidhje bazuar në konventën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Është shumë më e thjeshtë se sa u përpoq Dule të servirë në intervistën e tij me mendime të stërholluara, me qëndrimet e tij “parimore”.

Dule është sot jashtë koalicionit me Ramën, sepse e thotë me krenari se tashmë Greqia ka ndryshuar qëndrim ndaj Shqipërisë dhe po mban pozicion bllokues për integrimin. Vështirë se gjendet  formacion politik në Shqipëri, që e gjen parimin e

bashkëpunimit me një partner në koalicion, i cili mbështet publikisht bllokimin e integrimit të Shqipërisë në BE. Parimisht kështu duhet të jetë dhe jo sipas “parimeve” të zotit Dule, por sipas parimit të interesave të Shqipërisë.  Qëndrimet e tij “parimore dhe me moral”  të përsëritura mbrëmë, janë në kundërshtim të plotë me interesat e Shqipërisë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

“Nuk ka Çështje Çame, çështje labe, çështje myzeqare apo kështu me radhë”, ka thënë Dule. Por, nëse nuk ka Çështje Çame, çështje të marrëveshjes së kufinjve detarë, çështje të integrimit të Shqipërisë në BE, atëherë zoti Dule duhet të argumentojë pse duhet të ketë një çështje të garazheve në Himarë. Ndërsa përsërit se nuk ka Çështje Çame, kreu i PBDNJ-së flet me bindje për cënim të të drejtave të minoritetit në Himarë, një krahinë historikisht shqiptare.

“Historia as nuk ndryshohet, as nuk parashkruhet dhe as nuk rishkruhet”, thotë Dule dhe përpiqet të na bindë se i vetmi version i historisë është ai që kanë shkruar paraardhësit e grekëve, Napoleon Zerva me të ngjashmit e tij. Por jo, se krimet kanë lënë gjurmë dhe historia po rishkruhet. Më mijëra dokumente e fakte të pakundërshtueshme faktojnë sot një tjetër version të historisë, krej i kundërt me atë të zotit Dule e Napoleon Zervës. Ka fakte e dokumente të pakundërshtueshme në arkivat e Shqipërisë Greqisë, Britanisë, Gjermanisë, SHBA-së e gjetkë që vërtetojnë se Napoleon Zerva ishte bashkëpunëtor me nazistët e jo popullsia e Çamërisë. Historia po rishkruhet dhe ky fakt ka përshtjelluar me sa duket mendjen e Dules, i cili nuk gjen dot as argumentin më të vogël për të mbështetur qëndrimet e tij paradoksale.

Është e turpshme dhe antinjerzore përgjigja e Vangjel Dules, për pyetjen, “pse nuk lejohet një 80-vjeçare të shkojë në Greqi“. Është tallës dhe cinik argument i tij: “nuk ekziston në Greqi termi administrativ në emër të së cilit e ka të shënuar në pasaportë, vendlindjen 80-vjeçarja“. Ajo 80-vjeçare dhe shumë të tjerë të lindur në Çamëri, e kanë të shënuar në pasaportën e tyre vendlindja Çamëri. Ai territor është në Greqi dhe atje është toka, ku ka lindur ajo 80-vjeçare dhe ai territor do të duhet të ishte minoriteti shqiptar në Greqi, i cili të respektohej siç respektohet minoriteti grek në Shqipëri. Është vendi ku ajo 80-vjeçare e shumë të tjerë kanë eshtrat e të afërmve të tyre dhe duan të kthehen atje, ashtu siç çdo njeri e ka të drejtën e Zotit të respektojë të vdekurit. Varret e të parëve të tyre janë atje si një fakt i pakundërshtueshëm, ciladoqoftë historia e shkruar nga Napoleon Zerva deri tek Vangjel Dule. Nuk është një problem teknik por një çështje e të drejtave të njeriut.

Se “JO”, thotë zoti Dule nuk ka Çështje Çame, por “PO” zoti Dule ka Çështje Çame dhe ajo është në tavolinë për t’u zgjidhur, e rekomanduar edhe nga Brukseli. Se “Po” thotë zoti Dule, në Himarë minoritetit grek i cënohen pasuritë. Por, “Jo” zoti Dule në Himarë ka shqiptarë që po i nënshtrohen ligjeve të këtij shteti bashkë me garazhet e tyre. Ndërsa minoritetet në Shqipëri respektohen si askund tjetër në botë, aq më shumë minoriteti grek. Ndaj nuk ka çështje të hapur të minoritetit grek për t’u zgjidhur, por ka Çështje Çame për t’u zgjidhur.

Etiketa: ArtaCameriaÇeshtja çameNapoleon ZervaSuliVangjel Dule

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Donald Lu takim me ministrin Vasili: Zbatoni reformën në drejtësi

Ambasadori Lu: Pse ua hoqëm vizat prokurorëve e gjyqtarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com