“Hileja” me rritjen e ekonomisë në 2015-tën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Hileja” me rritjen e ekonomisë në 2015-tën

13:19 | 05/01/2017
në Uncategorized
0

Nëse nuk do të kishte ndodhur një ndryshim kontabël në mënyrën se si deklarohet xhiro e agjencive të turizmit, rritja reale në 2015-n do të luhatej në rreth 2%, nga 2.59% që është deklarimi zyrtar…

Një ndryshim kontabël në mënyrën se si deklarohet xhiro e agjencive të turizmit ka dhënë një ndikim të ndjeshëm në rritjen e prodhimit të brendshëm bruto për vitin 2015.
Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2015 ekonomia shqiptare shënoi një rritje në terma realë (në volum) prej +2,59 % krahasuar me vitin 2014, pas një rritje prej +1,83 % në vitin 2014 krahasuar me vitin 2013.

Sipas PBB-së me metodën e prodhimit, kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë “Ndërtimi” me 1.23 pikë përqindje, “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me 0,67 pikë përqind “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me 0,33 pikë përqindje, “Arte, argëtim dhe shërbimet e tjera” me0,16 pikë përqindje, “Aktivitete financiare dhe sigurimi” me 0,13 pikë përqindje, “Informacioni dhe komunikaciome 0,13 pikë përqindje, dhe “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me 0,07 pikë përqindje. “Tregti, transporti, akomodimi e shërbimi ushqimor” është grupi i aktiviteteve që ka kontribuar negativisht në rritjen ekonomike m-0,09 pikë përqindje. Taksat neto mbi produktet kontribuuan respektivisht me -0,23 pikë përqindje.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Por, pikërisht, kontributi I zërit të dytë, “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative”, me 0.67%, apo në gati një të katërtën e rritjes, rezulton të ketë ardhur nga ndryshimet në ligjin 92/2014 të TVSH-së, sipas të cilit të ardhurat përfaqësojnë vlerën totale të shitjeve të biletave e shërbimeve të ngjashme, në ndryshim nga periudhat paraardhëse, ku të ardhurat përfaqësonin komisionet e përfituara nga shitja e biletave dhe shërbimeve. Kjo ka sjellë një shumëfishim të xhiros së agjencive të udhëtimit, që në fakt nuk është real, duke bërë që disa kompani të kërcejnë automatikisht në listën e 200 VIP-avë. Psh, Globus Travel, më e madhja e sektorit, në vitin 2015, ka parë një rritje të ndjeshme të xhiros, nga 51 milionë lekë, në 2.2 miliardë lekë, sipas të dhënave nga bilanci. E njëjta tendencë është konstatuar dhe për operatorin tjetër turistik, Albtours D, që ka parë rritje të lartë të të ardhurave nga 156 milionë lekë, në 1.8 miliardë lekë, pikërisht për shkak të ndryshimit të formës së raportimit të të ardhurave. Albanian Experience është një tjetër operator udhëtimesh dhe turistik me rritje nga 641 milionë lekë në 1.4 miliardë lekë.

Edhe indeksi i shifrës së afarizmit në 2015-n tregoi një rritje të ndjeshme të agjencive turistike, që lidhej pikërisht me këtë ndryshim në mënyrën e deklarimit të xhiros, ndërsa vetë agjencitë deklaronin rritje minimale të aktivitetit. Psh, për Globus Travel, ky ndryshim në raportim, i ka shtuar automatikisht kompanisë një xhiro prej 2.1 miliardë lekësh, ndërsa komisionet nga shitja e biletave ishin rreth 62 milionë lekë (nga 51 milionë lekë vitin e mëparshëm), sipas bilancit, duke i bërë praktikisht të pakrahasueshëm dy vitet.

Sipas të dhënave nga INSTAT, zëri “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative”, zinte 5.7% të prodhimit të brendshëm bruto në 2015-n, nga 5% që ishte kjo peshë një vit më parë, duke shënuar rritjen e dytë më të lartë në peshë, pas ndërtimit që u zgjerua me 1 pikë përqindjeje.
Në këtë zë përfshihen: Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike; Shërbime administrative dhe mbështetëse; Aktivitete juridike dhe të kontabilitetit; aktivitete të përgjegjsave të zyrës; aktivitete konsultimi të manaxhimit; Aktivitete arkitekture dhe inxhinjerike ; testime teknike dhe analiza; Kërkim dhe zhvillim shkencor; Publiciteti dhe kërkimet e tregut; Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike; aktivitetet e veterinaries; Aktivitete marrje dhënie me qira; Aktivitete të punësimit; Agjenci udhëtimi , operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit; Aktivitetet e sigurimit dhe hetimit; shërbimet për ndërtesat dhe aktivitetet të tjera të mirëmbajtjes ; administrimit të zyrave ; dhe aktivitetete të tjera mbështetëse të biznesit.

Por, ndërsa rritja e ndërtimit në 2015-n, ka disa faktorë shpjegues si ndërtimi i 5-6 ujësjellësve të mëdhenj, rrugët që po shtrohen në kuadër të projektit të gazsjellësit TAP dhe punimet e infrastrukturës për HEC-et e Devollit, si dhe kthimi i detyrimeve të prapambetura nga qeveria, që është faturuar në 2015-n, përmirësimi i ndjeshëm i zërit “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative”, duket se lidhet thjesht me mënyrën e faturimit të agjencive turistike. Dhe pa kontributin e këtij zëri, rritja në 2015-n do të luhatej në rreth 2%.

/monitor.al/

Etiketa: 2015biznesiEkonomiinstatrritje ekonomiketaksatTatimetturizmi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Kapet gomonia me 510 kg marijuanë me destinacion Italinë

Kapet gomonia me 510 kg marijuanë me destinacion Italinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it –

Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it –

18:38 | 11/01/2026
“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit –

“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit –

18:24 | 11/01/2026
Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik –

Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik –

18:08 | 11/01/2026
(VIDEO) Arsenali mposht Portsmouth me 4 gola, avancon në FA Cup –

(VIDEO) Arsenali mposht Portsmouth me 4 gola, avancon në FA Cup –

17:54 | 11/01/2026
VIDEO/ Nkunku shpëton Milanin nga humbja ndaj Fiorentinës –

VIDEO/ Nkunku shpëton Milanin nga humbja ndaj Fiorentinës –

17:42 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it –
  • “Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit –
  • Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik –
  • (VIDEO) Arsenali mposht Portsmouth me 4 gola, avancon në FA Cup –
  • VIDEO/ Nkunku shpëton Milanin nga humbja ndaj Fiorentinës –
  • Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it –
  • “Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com