Hija gjithnjë e më e vogël e Ilir Metës?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hija gjithnjë e më e vogël e Ilir Metës?!

01:14 | 22/02/2017
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Në javët e fundit është kuptuar se fuqia e Ilir Metës, megjithë mëtimet e ndryshme për forcën dhe rolin e tij, nuk është më si më parë. E kupton këtë nga fuqia, me të cilën iu përgjigjën socialistët, kur fituan dy bashkitë në zgjedhjet e fundit, por edhe nga vetë artikulimet e sforcuara të kryetarit të Kuvendit, i cili në javët e fundit po mundohet të jetë kinse mbi palët. Në fakt, Meta është krejtësisht i përfshirë në lojëra herë me njërën dhe herë me tjetrën forcë, pikërisht të mbajë stadin, ku e ka përcjellë LSI-në, për të mbajtur edhe pozicionin e tij komod.

Mundësia më e madhe, referuar marrëveshjes së 1 prillit të disa viteve më parë të dy krerëve të majtë, është se ai do të jetë president në vitin 2017.  Kjo e fundit është teza më e mundshme, por edhe spiranca në tokën e fundit të karrierës së tij politike. Kjo e tija, megjithatë, është e jashtëzakonshme, pasi në harkun e dy dekadave e gjysmë, ai ka arritur të kapë postet më të larta të strukturës së shtetit shqiptar.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Megjithë performancën e mirë në pak muaj, kur ishte kryeministër, pjesa tjetër e liderit lë shumë për të dëshiruar. Formacioni i tij politik ka qenë pjesë në dy qeveritë e fundit, të cilat po rezultojnë si nga më të korruptuarat e jetës politike shqiptare, ku vetë përfaqësuesit e formacionit e tij në masë kanë treguar performancë të ulët. Paçka përfitimeve të elektoratit të vet, pak ose asgjë mbahet mend nga LSI. Përveç përpjekjes së pareshtur për të sjellë militantët e tij në të gjithë administratën dhe për të bërë diversione.

Ndaj shumica e drejtuesve të LSI-së kanë qenë zhgënjyes dhe të përfolur masivisht për korrupsion. Kurse vetë Ilir Meta ka bërë një nga drejtimet më pa klas të historisë së parlamentit shqiptar, duke e kthyer këtë legjislaturë nga më të dobëtat e parlamentarizmit shqiptar. Shmangiet e tij të panevojshme, mosrespektimi i kodit parlamentar, ka bërë që ky parlament nën drejtimin e tij të jetë jo thjesht zhgënjyes, por tejet bajat.

Në rolin e paqtuesit de jure, ai de facto i ka ngatërruar sa ka mundur qeveritë Berisha dhe Rama për përfitimin e tij. Por, ndërsa Berisha e kuptoi vonë manovrën e tij, Rama me zgjedhjet në Dibër e Ersekë provoi se ruante alternativë tjetër që e mbante qysh më parë, duke llogaritur aleatin e tij. Ajo që vijoi nga Meta me caktimin e Manjanit, si ministër i Drejtësisë, kundërshtarin e Ramës, jo vetëm e tregoi hapur lojën e lodhshme dhe testet e vazhdueshme bezdisëse, por i dha rast kryeministrit që të drejtojë edhe më me arrogancë.

Këtë sens po e ndjejnë në kurriz shqiptarët, të cilët jo thjesht janë të lodhur, por të neveritur me aktet e Metës dhe të bezdisur edhe me retorikën e Ramës, që në vend të kontribuojnë e kanë ulur shumë stekën morale të qeverisjes. Mandati i Ramës ka ndjekur një luftë të madhe sa i përket përfoljes së ministrave të tij. Ai ka mbajtur në shpinë reformat, disa vërtetë tejet të ashpra, mu ato që LSI i ka bërë kundërshtim, porse më shumë me oponencën mediatike dhe retorikën me ekuivoke dhe jo kritikën konstruktive. Ndërkohë LSI ka pasur shumë përplasje edhe me ministrat socialistë. Ajo filloi me akuzën ndaj Damian Gjiknurit, si personi që nxori në publik dosjen CEZ-DIA dhe vijon me Saimir Tahirin, ky i fundit, akuzuar veç të tjerave edhe për skandalin e përgjimeve.

Pavarësisht se si mund të rreshtohet Meta, koha po tregon se ai po bjerret e po bjerret pafund, pikërisht prej pozicionit të vet të paqartë dhe tashmë lehtësisht të kalkulueshëm. Dhe, këtë, fillimisht po e kupton aleati i tij i pushtetit që mendoi se do të kishte një qeverisje jo kaq të vështirë me të krah vetes.

Gjithsesi është Reforma në Drejtësi, procesi që pret të marrë udhë dhe trandjet e saj, ashtu si besohen, që nuk do mund ta lenë paprekur edhe Ilir Metën (qoftë edhe nëse zgjidhet si president), hija e të cilit vijon të tkurret e tkurret prej lojërave të lodhshme e të pafundme të njeriut, të etur për të qenë faktor, por pak herë për të kontribuar realisht dhe të paktën moralisht në qeverisjet e fundit të ekzekutivit shqiptar, përveç fjalëve dhe shkopinjve nën rrota.

/javanews.al/

Etiketa: Ben AndoniDamian Gjiknuride factode jurehijaIlir MetaSaimir TahiriYlli Manjani

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Nishani takim me Lu e Vlahutin në Presidencë

Nishani takim me Lu e Vlahutin në Presidencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com