Hetimi i pasurive, dosjet e krerëve të drejtësisë në duart e ONM-së – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hetimi i pasurive, dosjet e krerëve të drejtësisë në duart e ONM-së

11:17 | 25/02/2017
në Shqiperi
0
CALAVERA PER MONITORIMIN E VETINGUT - 
/r/n/r/nCALAVERA FOR THE VETTING MONITORING -

CALAVERA PER MONITORIMIN E VETINGUT - /r/n/r/nCALAVERA FOR THE VETTING MONITORING -

Pavarësisht bllokimit të opozitës shqiptare të ngritjes së institucioneve të Vetingut, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar po punojnë me intensitet për përmbushjen e detyrimeve të parashikuara në ligjin për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Shqiptarja.com ka mësuar se ILDKP, aktualisht, po vijon me skanimin dhe kontrollin paraprak të deklaratave të pasurisë së krerëve të drejtësisë, edhe për llogari të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Ekipi i vëzhguesve afatgjatë i ONM, i përbërë i përbërë nga prokurorë dhe gjyqtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, do të marrin në dorë dosjet e pasurive të njerëzve më të lartë të drejtësisë. Konkretisht, ILDKP ka kaluar në skaner deklaratën e plotë të pasurisë së Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili bëri një betejë epike për të sekuestruar serverin me deklarata e pasurive. Po ashtu, referuar përparësisë së parashikuar në ligjin e Veting-ut, në ILDKP po kalon në formë elektronike deklaratat e pasurisë dhe dokumentacionin shoqërues të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë. Sipas burimeve, një kopje e dosjeve të pasurive të funksionarëve në fjalë të drejtësisë do t’i kalojnë Bordit të Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Nga ana e tij, Bordi i ONM, do të vërë dosjet në dispozicion të ekipit të vëzhguesve, të cilët do të zbarkojnë në Tiranë në ditët e para të muajit mars, që përkon me përfundimin e verifikimit të kandidatëve për anëtar të organeve të Veting-ut nga vëzhguesit afatshkurtër të ONM. Hetuesit e huaj do të kenë akses të pakufizuar në dosjet e njerëzve të drejtësisë, do të marrin çdo dokument të nevojshëm nga institucionet e huaja dhe ato ndërkombëtare, do të hetojnë si dhe do të propozojnë, rast pas rasti, largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga sistemi, në bazë të gjetjeve. Ata kërkojnë informacione, konsultojnë, kopjojnë dhe hetojnë deklarimet e pasurive të paraqitura të prokurorëve dhe gjyqtarëve ose personat e lidhur me të, si dhe çdo dokumentet shoqërues.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Hetuesit e huaj kanë të drejtë të kërkojë që Komisioni ose Kolegji i Apelimit të marrë në shqyrtim prova ose të paraqesë prova të marra nga organet shtetërore, entitetet e huaja ose personat privatë, pro ose kundra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë të drejtën të marrin të gjithë informacionet menjëherë, të dhënat për persona dhe dokumentet e nevojshme, me qëllim monitorimin e procesit të rivlerësimit në të gjitha nivelet dhe fazat. Krahas skanimit, ILDKP, nis menjëherë kontrollin e pasurive të kryeprokurorit Adriatik Llalla, anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese. Të gjitha gjetjet e konstatuara nga inspektorët e ILDKP, së bashku me mendimet dhe provat që do të paraqesin prokurorët dhe gjyqtarët e SHBA-BE, për çdo dosje pasurie të kontrolluar, do të reflektohen në një raport, i cili do t’u përcillet organeve të Veting-ut. Në fund të raportit, për çdo gjyqtar apo prokuror, ILDKP do të konstatojë nëse deklarimi i pasurisë është i saktë, nëse ka mungesë të burimeve financiare, është kryer fshehje e pasurisë, është kryer deklarim i rremë apo subjekti gjendet në situatën e konfliktit të interesit. Shkalla e parregullsive dhe e pasurisë së pajustifikuar do të jetë përcaktuese për fatin e gjyqtarit apo prokurorit.

Etiketa: BEdosjetdrejtësiaILDKPONMSHBAvetingu

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Basha nga çadra: Kjo nuk është një lojë, por luftë

Basha nga çadra: Kjo nuk është një lojë, por luftë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com