Helmimi i banorëve në Kukës/ Berisha publikon videon: Gjici e pranon se uji i pijshëm është përzier me ujërat e zeza! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Helmimi i banorëve në Kukës/ Berisha publikon videon: Gjici e pranon se uji i pijshëm është përzier me ujërat e zeza!

17:02 | 27/06/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të kryebashkiakut Safet Gjici, i cili pranon se uji i pijshëm është përzier me ujërat e zeza, por sipas tij kjo nuk është problem. Berisha ka denoncuar tentativën që sipas tij po i bëhet helmimit masiv nga uji i pijshëm në Qarkun e Kukësit.

Për ish-kreun e qeverisë shqetësuese mbetet heshtja që sipas tij po mbajnë institucionet, ndërkohë që nuk mbajnë qëndrim për të hetuar shkaqet e ngjarjes.  “Helmime masive nga uji në Kukës. Gjendje alarmante në Spitalin e Kukësit! Gjici i Partisë deklaron se uji i pijshëm nuk ka probleme, por është i përzier me ujëra të zeza. Heshtje varri nga organet përgjegjëse dhe terr informativ gjersa mediat denoncuan gjendjen.. Dënoj me ashpërsinë më të madhe indiferencën e autoriteteve ndaj shkaqeve të përsëritura të helmimit dhe qëndrimin e papërgjegjshëm të tyre ndaj qytetareve të helmuar.

Të dashur miq, nga informacionet e marra nga mjekë dhe infermierë si dhe gazetarë kurajozë, prej tre ditësh Spitali Rajonal i Kukësit ka qenë i mbingarkuar me pacientë të shumtë nga qyteti i Kukësit dhe fshatrat e rrafshës kryesisht Shtiqën, pacientë që kanë shfaqur shenja helmimi apo infeksione gastrointestinale, reflektuar me dhimbje të forta barku, të vjella dhe diarre. Pacientët e shumtë të ardhur kryesisht nga familje të njëjta kanë marrë mjekime si në spitalet e luftës.

Read more

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026 –

Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –

Ja çfarë ka në duar SPAK! –

Ajo që të bën përshtypje në këtë ngjarje është heshtja, terri informativ dhe përpjekja e qeverisë për ta minimizuar këtë problem.  Megjithëse numri i pacientëve ka qenë disa qindra deri në këtë moment asnjë informacion nuk është dhënë nga organet kompetente dhe mediat e kontrolluara prej qeverisë.

Nisur nga të dhënat specifike dhe mendimi i mjekëve kurues, këto të sëmurë duken se e kanë marrë shkaktarin infektiv nga uji i pijshëm, por pavarësisht kësaj po punohet në mënyrë djallëzore për ta trajtuar si virozë sezonale. Ajo që të bie në sy është, pamundësia e mjekëve për të dhënë shërbim normal dhe dinjitoz për të sëmurët. Reformat e qeverisë Rama kanë shkatërruar edhe shërbimin spitalor në Kukës.

Ka mbi tre vjet që Spitali Rajonal Kukës ka funksionuar si spital lufte ku falë këtyre kushteve kanë ndodhur çmenduri që nuk i kishte parë asnjëherë personeli i këtij spitali, dhe për pasojë është reflektuar në mungesën e dhënies së shërbimit mjekësorë banorëve të këtyre zonave qoftë në aspektin sasior qoftë atë cilësor. Duke uruar shërim të shpejtë gjithë të sëmurëve, sigurojmë banorët e Kukësit se PD Kukës do jetë syri, veshi dhe goja e tyre sot dhe zgjidhja e problemeve nesër..”, shkruan Berisha.

Etiketa: banorethelmimiKukespijshemSafet GjiciSali Berishaujeratujivideozeza

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026 –

nga 27
07:41 | 02/06/2026
0

Dashi Dita do të jetë energjike, por do të kërkojë një ritëm më të kontrolluar. Në fushën profesionale do të...

Parashikimi i motit për sot, 11 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026 –

nga 27
07:39 | 02/06/2026
0

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i...

Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –

Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –

nga 27
22:56 | 01/06/2026
0

Gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i trembet më shumë lëvizjeve...

Ja çfarë ka në duar SPAK! –

Ja çfarë ka në duar SPAK! –

nga 27
22:36 | 01/06/2026
0

“Jemi ende herët për të kuptuar çfarë po ndodh me Zvërnecin, por ama di një gjë: që SPAK ka një...

Para

Publikohet fotoja e nënës 25-vjeçare që humbi jetën me të birin pasi ra në lumë (FOTO)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026 –

07:41 | 02/06/2026
Parashikimi i motit për sot, 11 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026 –

07:39 | 02/06/2026
Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –

Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –

22:56 | 01/06/2026
Ja çfarë ka në duar SPAK! –

Ja çfarë ka në duar SPAK! –

22:36 | 01/06/2026
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda –

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda –

22:01 | 01/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026 –
  • Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –
  • Ja çfarë ka në duar SPAK! –
  • Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda –
  • Mos më jep leksione nacionalizmi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com