Hashim Thaçi akuzon qeverinë për situatën e pandemisë në veri

Duhet të lëçisni

Vaksinohet shkrimtarja Mira Meksi: Ma keni prekur shpirtin, ka dritë në fund të tunelit

Shkrimtarja Mira Meksi ka marrë dozën e vaksinës anti-COVID dhe tani mund të vijojë trajtimin e mëtejshëm të sëmundjes së rëndë nga e cila...

Plagosje me armë zjarri në Korçë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së martës në Korçë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë maternitetit të vjetër. I plagosuri...

Lirohet mjeku Edvin Prifti, ngel në burg gjyqtarja Hoxha

  Gjykata e Posaçme ka liruar kardiokirurgun Edvin Prifti, ndërsa në fuqi mbetet masa e pezullimit nga detyra. Ndërsa sa i përket gjyqtares Enkeleida Hoxha dhe...

892 raste të reja dhe 19 humbje jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se situata e krijuar me pandeminë në komunat e veriut të Kosovës është e papranueshme.

Sipas tij kjo është rezultat i neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i ndihmuar e mbrojtur qytetarët dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk guxon të lejojë që komunat në pjesën veriore të Kosovës të funksionojnë jashtë kontrollit menaxhues të institucioneve dhe organeve kompetente për parandalimin e pandemisë COVID-19, duke iu krijuar kështu hapësirë ilegale vepruese autoriteteve të Serbisë brenda territorit të shtetit tonë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Çfarë thotë qeveria në detyrë?

Dy komunat në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut dhe Zveçani, tashmë si masë mbrojtëse për parandalimin e përjapjes së Covid-19, që njihet si koronavirusi i ri, kanë aplikuar futjen në karantinë.

Por, qeveria e Kosovës në detyrë, konfirmon se ka kontakte me zyrtarët e të dy komunave, por nuk sqaron se pse këto komuna vazhdojnë të aplikojnë masat e shtetit të Serbisë, për luftë kundër koronavirusit.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës në detyrë kanë theksuar se Ministria e Shëndetësisë është plotësisht e përfshirë në situatën emergjente të shëndetit publik në komunat veriore të vendit, në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës në detyrë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë që ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia është në kontakt të rregullt me kryetarët dhe autoritetet përgjegjëse në këto komuna.

“Duhet t’ia rikujtojmë vetes se po ballafaqohemi me një krizë shëndetësore, për çka të gjitha institucionet e përfshira janë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me qëllim të tejkalimt të kësaj krize sa më shpejt e me sa më pak dëme. Ky virus nuk njeh as racë e as nacionalitet, prandaj edhe trajtimi i tij dhe diskutimi mbi të as nuk mund dhe as nuk duhet të trajtohet mbi këto baza”, ka thënë Kryeziu.

Bahtiri dhe Rakiq u kërkuan qytetarëve të zbatojnë masat kundër pandemisë

Megjithatë, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë sqarim, apo koment, lidhur me situatën në të cilën Shtabi i krizës për luftë kundër koronavirusit në Mitrovicën e veriut dhe ai në Zveçan, kanë ndërmarrë masa që bien ndesh me ato që tashmë janë në fuqi nga Qeveria e Kosovës.

Ndalimi i lëvizjes, në bazë të masave të Qeverisë së Kosovës, është në fuqi nga ora 17 deri në orën 6 të mëngjesit, për çdo ditë.

Komuna e Mitrovicës së Veriut, që nga ora 18 e ditës së premte, më 3 prill, është në karantinë. Një vendim të tillë e ka sjellë Shtabi i krizës për luftë kundër koronavirusit i kësaj komune në veri të Kosovës.

Gjithashtu,është vendosur që të gjitha shitoret në territorin e kësaj komune të mbyllen që nga ora 13 e ditës së shtunë, më 4 prill e deri të hënën, më 6 prill, në orën 5 të mëngjesit. Qytetarët e Mitrovicës së Veriut, deri në momentin e mbylljes së dyqaneve kanë shkuar pë të blerë mallëra të konsumit të përditshëm.

Serbët nuk i raportojnë rastet me COVID-19 te institucionet e Kosovës

Me vendimin e Shtabit të krizës në karantinë është futur edhe vendbanimi shumetnik Lagjja e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, banorët shqiptarë të së cilës po e kundërshtojnë ndalimin e shkuarjes për furnizim në anën jugore të qytetit të Mitrovicës, nga e cila i ndanë lumi Ibër.

Zëvendësi i kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Aleksandar Spiriq, i cili njëkohësisht është edhe kryetari i Shtabit të krizave të Mitrovicës së Veriut dhe kryetar i të ashtuquajturit Organ i Përkohshëm i Komunës së Mitrovicës, i cili vepron brenda sistemit serb, nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen e Radios Evropa e Lirë se a është Prishtina zyrtare e njoftuar për masat që janë marrë në Mitrovicën e veriut.

Në këtë stuatë nuk ka vend për politikë, ka deklaruar Spiriq.

Por, zëvendëskyesuesi i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, Bashkim Cimili, nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë që masat për tu përballur me Covid-19, që njihet si koronavirusi i ri, janë të domosdoshme, por ato duhet t’i ndërmarrë Qeveria e Kosovës dhe jo institucionet paralele.

“Lidhur me futjen e në karantinë të Mitrovicës së Veriut, unë mendoj që në një vend ku ka njerëz të infektuar me Covid-19, është në rregull që të futet në karantinë. Por, kam pritë nga institucionet qendrore, përkatësisht nga Ministria e Shëndetësisë, që të marrin një hapo të tillë e asnjëherë nuk kam pritur që këtë ta bëjnë strukturat paralele të Serbisë, të vendosura në Mitrovicën e Veriut. Deri më tash, nga Qeveria e Kosovës nuk kemi asnjë të mirë, asnjë telefonatë dhe mendoj që nuk është kudjesur deri më tash aspak”, tha Cimili.

Rreth tre kilometra nga qendra e Mitrovicës, Shtabi i krizës në komunën e Zveçanit ka vendosur edhe masat e ndalimit të lëvizjes për të gjithë qytetarët prej orës 13 të ditës së shtunë e deri në orën 5 të mëngjesit të ditës së hënë, masa këto që janë në fuqi edhe në Serbi.

Vitia dhe Jevtiq bëjnë thirrje për bashkëpunim në luftën kundër koronavirusit

Deri të premten në mbrëmje, në Mitrovicën e veriut dhe në Zveçan janë identifikuar 16 persona të infektuar me virusin Covid-19, që njihet si koronavirusi i ri.

Lumi Ibër e ndan Mitrovicën në Jug, të banuar kryesisht me shqiptarë nga Veriu, i banuar nga serbët./REL

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Vaksinohet shkrimtarja Mira Meksi: Ma keni prekur shpirtin, ka dritë në fund të tunelit

Shkrimtarja Mira Meksi ka marrë dozën e vaksinës anti-COVID dhe tani mund të vijojë trajtimin e mëtejshëm të sëmundjes së rëndë nga e cila...

Plagosje me armë zjarri në Korçë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së martës në Korçë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë maternitetit të vjetër. I plagosuri...

Lirohet mjeku Edvin Prifti, ngel në burg gjyqtarja Hoxha

  Gjykata e Posaçme ka liruar kardiokirurgun Edvin Prifti, ndërsa në fuqi mbetet masa e pezullimit nga detyra. Ndërsa sa i përket gjyqtares Enkeleida Hoxha dhe...

892 raste të reja dhe 19 humbje jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo...

KQZ regjistron koalicionin e PD “Aleanca për Ndryshim”. Miratohet dhe projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit, koalicionin e Partisë Demokratike, nën siglën “Aleanca për Ndryshim”. Partia Demokratike ka arritur koalicion...