Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shprehet i vendosur për taksën 100% ndaj Serbisë për mallrat.
Ai deklaroi në emisionin “Interaktiv” në KTV se nuk do të tërhiqet nga vendimi edhe nëse rrezikohet rrëzimi i qeverisë.
Gjithashtu Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ndryshimi i kufijve bëhet vetëm me luftë. “Kosovën e 17 shkurtit 2008, nuk mund ta zhbëjë askush përfshirë edhe presidentin”, tha ai.
Në fund ai ka pasur edhe një paralajmërim për Thaçin dhe Kadri Veselin “nëse largohem nga posti i kryeministrit, do t’i marr me vete”, tha ai.