Ish- kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar kandidatin e nominuar për kryeministër nga LDK, Avdullah Hotin duke i shprehur përkrahjen.
Haradinaj ka thënë se LDK-së i takon të bëjë nominimin dhe atë e di vetëm ajo pasi është parti fituese nga zgjedhjet prandaj që për AAK nuk ka asnjë problem.
Kreu i AAK tha se është dakord me propozimin për Avdullah Hotin. Krijimi i qeverisë së re në Kosovë duket më afër se kurrë me LDK si parti udhëheqëse, rikthim të AAK dhe Nismës Social Demokrate në pushteti si dhe rrëzimin e Kurtit dhe Vetëvendosjes në opozitë pas vetëm 3 muajsh qeverisje.