Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Haradinaj takim miqësor me Zoran Zaev në Shkup

Nga Klodiana 0

Ish kryeministri i Kosovë, Ramush Haradinaj, po qëndron në Shkup në festën e ditëlindjes së Ilir Rusit, djalit të biznesmenit të famshëm dibran, Turhan Rusi.

 

I ftuar duket se ka qenë edhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, me të cilin Haradinaj theksoi se pati një bisedë miqësore.

“Bisedë miqësore me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sonte në Shkup. Gjithmonë kënaqësi të bashkohemi me miq të mirë. Në Shkup, në festën e ditëlindjes së Ilirit, në familjen e atdhetarit të shquar dhe afaristit të suksesshëm dibran, mikut tim dhe të të gjithë shqiptarëve, Turhan Rusit, i cili një jetë u vu në shërbim te atdheut. Mirënjohës edhe dy djemve tjerë të Turhanit, Selimit dhe Arbenit me familje, për mikpritjen në ditëlindjen e vëllait Ilirit. Urime e veç për gëzime pritshi. Faleminderit për nderimin që na bëtë Anites dhe mua!”, shkroi Haradinaj.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej