Ramush Haradinaj ka zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri pas zgjedhjes si kryeministër i Kosovës.
Siç ishte paralajmëruar para se të zgjidhej në këtë post, vizita e tij e parë jashtë Kosovës është zhvilluar në Shqipëri.
Haradinaj është pritur nga kryeministri Rama me ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave, ndërsa të dy krerët e qeverive pritet të dalin në një konferencë për mediat në orën 11:30.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, pritet që Haradinaj të takohet edhe me kryedemokratin Lulzim Basha dhe Sali Berishën.