Ambasadorja e BE: Urime Shqipërisë, duhet zbatimi i Vetting-ut. Rama: Lajmi i madh erdhi, jemi gati për të kryer reformën në drejtësi
Kryeministri Rama dhe ambasadorja e BE-së Romana Vllahutin, dolën sot para mediave për të folur për lajmin e mirë për Shqipërinë, hapjen e negociatave për anëtarësim. Ambasadorja e BE-së ka uruar Shqipërinë për hapin e madh drejt BE-së duke cituar komisonerin Johanes Hahn i cili tha se është një hap që kërkon të pasohet me përpjekje të rëndësishme me zbatimin e reformës në drejtësi, vëçanërisht me vettingun.
Ndërsa kryeministri Rama, theksoi se pas marrjes së statusit kandidat, Shqipëria mori sot lajmin e madh pas betejave të paepura për të zbatuar reformat e integrimit.
“U fol për kushte të mëdha që do ti viheshin Shqipërisë. Zbatimi i reformës në drejtësi, veçanërisht vetting-u për prokurorët dhe gjykatësit, quajeni kusht po të doni, është detyra jonë e qeverisë tonë, jo sepse na e kërkon Brukseli por se ne i’ua kemi borxh fëmijëve tanë, Shqipërisë së gjeneratës tjetër”, tha Rama.