Hapësira alternative larg retorikës inatçore, thashethemit dhe frustrimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hapësira alternative larg retorikës inatçore, thashethemit dhe frustrimit

15:29 | 26/10/2018
në Opinion
0

Nga Gjergj Meta

Në kohët e fundit po vërej me shqetësim të madh se si retorika politike në Shqipëri sa po vjen e po bëhet më e ashpër, më inatçore dhe më përçarëse. Dhe kjo është një rrugë pa kthim që ka kushtëzuar jetën e shumë njerzve e që për fat të keq nuk do t’i lërë më kurrë. Kjo lloj retorike, për aktorët e saj, është kthyer në një vartësi, e barabartë me bixhozin dhe drogën, apo me dëshirën e “vip-ave” për të qenë çdo ditë në faqet e mediave, qoftë edhe duke paguar. Përveç aktorëve të drejtëpërdrejtë në këtë mes ndikojnë edhe mediat online që, edhe pse përfshijnë vetëm një pjesë të limituar të shoqërisë, bëjnë shumë zhurmë. Kemi krijuar një shoqëri të zhurmshme dhe harmoninë e kemi degdisur larg jetëve tona, duke u zhytur në një kakofoni kolektive e të pashpresë. Mendoj se jemi në një nyje gordiane, por me shumë nyje të tjera ama, dhe vështirësisht të gjenden fijet për ta zgjidhur.

Më vijnë ndërmend imazhet e një filmi, që nuk e di se ku dhe kur e kam parë, në të cilin, ndërsa prindërit ziheshin përditë, fëmija i tyre adoleshent një ditë të bukur zgjedh të marrë plaçkat e të ikë prej shtëpisë. Është normale që të ndodhë kjo gjë. Në mos ikën fshihet poshtë krevatit duke mbyllur veshët që të mos dëgjojë më. Na serviret vetëm retorikë politike ose emisione që nxjerrin në shesh jetët private të njerëzve apo telenovela turke. Një shoqëri që jeton me gossip, që konsumon përditë retorikë konfliktuale dhe dëshpërim telenovelash turke, si mendoni se mund të rritet cilësisht?

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Jam i sigurtë se ndaj kësaj gjëndjeje do të reagohet herët a vonë. Do të vijë një ditë që vullkani të shpërthejë, vetëm se nuk i dimë pasojat e kësaj. Disa, madje shumë kanë ikur si puna e adoleshentit, ndërsa shumë kanë mbyllur veshët dhe janë strukur në errësirën e situatës së tyre. Reagimi do të vijë e do të krijojë probleme një ditë. Ndoshta më mirë të vijë, do jetë më mirë për të gjithë, sado i vuajtur që të jetë, por duhet reaguar.

Ky reagim nuk është ndaj mungesës së paqes sociale, të cilën falë Zotit e kemi edhe pse me problemet normale të çdo shoqërie demokratike, por bëhet fjalë për paqen e shpirtit dhe higjenën e mendjes. Këtë të fundit nuk mund ta ofrojë politika aktuale në Shqipëri, madje janë shkaktarët e dëmtimit të saj në mënyrë të drejtëpërdrejtë, në mënyrë trasversale, majtas e djathtas. Kjo është pika ndaj të cilës duhet të reagohet sa më shpejt dhe pa humbur kohë.

Po si mund të reagohet? Nuk ka rrugë tjetër përveçse hapësirave alternative të reflektimit, të debatit konstruktiv, të mbledhjes përreth kulturës, letërsisë dhe artit në të gjitha qëndrat kryesore të vendit, së paku aty ku ka pak jetë urbane. Dhe në mënyrë xheloze këto hapësira duhet të ruhen nga ndotja partiake dhe ideologjike. Duhet të jenë hapësira takimi dhe lirie, ku njerëzit ndjehen të lirë të ushqehen me të bukurën dhe të mirën, ku ndjehen të dëgjuar dhe të vlerësuar për kontributin e tyre, ku nuk u ndërpritet fjala apo bëhet ironi me fjalën e tyre, ku nuk u përdoret fjala për të sulmuar kundërshtarin. Sot këto nisma duhet të merren jashtë koniukturave zyrtare dhe shtetërore që të mos rezultojnë mediokre dhe të finalizuara për përfitime elektorale.

Kemi nevojë për hapësira lirie në të cilat takimi mes të ndryshmëve të kthehet në një pasuri dhe jo në një luftë xhungle për mbijetesë duke shkatërruar tjetrin.

Realiteti ynë ka nevojë për profetët e lirisë e këta profetë janë në sytë e botës “humbës”, sepse nuk kanë asnjë interes tjetër veçse lirinë. Duhet me patjetër t’i themi jo çdolloj forme kafazizimi të iniciativës individuale, të grupeve që duan të promovojnë të bukurën dhe të mirën në shoqëri. Platformat partiake dhe ideologjike i rrijnë ngushtë një shoqërie që do të zhvillohet e lirë.

Etiketa: BixhozdrogëGjergj Metamediatelenovelathashethemevullkan

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Ismail Kadare kundër rishikimit të kufijve Kosovë-Serbi: Do të cenonte paqen në Ballkan

Kadare: Teatri Kombëtar i sotëm, një ngrehinë, duhet një Teatër i Ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com