Pamje nga protesta e sotme përgjatë “Bulevardit të Kombit”
Protestuesit kanë mbushur dukshëm bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ndërsa pritet që kjo të jetë protesta më e madhe e organizuar nga Partia Demokratike.
Ndërkohë në shesh po mbahen fjalimet nga qytetarë të ndryshëm, të cilët po argumentojnë pse kanë dalë të protestojnë sot. Thirrjet në kor të protestuesve janë: Rama ik!
Në këtë protestë janë organizuar rreth 1500 forca policie për mbarëvajtjen e sigurisë së tubimit.