Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Grisja e flamurit të Turqisë nga eurodeputeti grek Lagos nuk është rastësi

Nga 27.al 0

Nga Arben Llalla

Javën që shkoi eurodeputeti Ioannis Lagos brenda Kuvendit të Bashkimit Europian grisi flamurin kombëtar të Turqisë, një veprim që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës, aq më shumë nga një deputet apo eurodeputet të bëjë një akt të tillë të paprecedent.

Ioannis Lagos ka një nivel të ulët arsimor, ka punuar dikur roje tek dyert e diskotekave në Pirea. Më tej, kryetari i partisë naziste “Agimi i Artë” e mori roje personale, duke e bërë deputet në lëgjislaturën 2012-2019. Vitin e shkuar Lagos u zgjodh eurodeputet më 2019. Ai është arrestuar disa herë nga policia greke për rrahje, kërcënime, plaçkitje, trafikim prostitucioni dhe për vrasjen e Pavlo Fushës (Pavlos Fussa). Gjithnjë ja ka dalë që mos të dënohet për këto akuza. Flitet se është informator dhe bashkëpunëtor i zbulim dhe kundërzbulimit grek duke marrë pjesë edhe në operacionet jashtë Greqisë.

Në vitin 2013, policia e krimit ekonomik i gjeti Lagosit një llogari bankare të padeklaruar me më shumë se 150.000 euro, në kohën kur Greqinë e kishte pllakosur kriza ekonomike. Edhe kësaj herë Ioannis Lagos ja hodhi duke deklaruar se janë trashëgim që nga viti 2005. Duke parë të shkuarën e tij, vë re se veprimi për grisjen e flamurit turk në sallën e eurodeputetëve është i orkestruar nga Sigurimi i Greqisë për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare për të financuar politikisht në uljen e tensioneve turko-greke, në lidhje me kufirin detar dhe zonat ekskluzive, pasi SHBA dhe Presidenti Trump ia përplasi në fytyrë kryeministrit Micotaqit gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, kur ky i fundit u ankua për Turqinë. Presidenti amerikan i tha: “Turqia është një aleat i besueshëm i SHBA dhe NATO-s, kurse Presidenti Erdogan gëzon respektin dhe simpatinë time”.

Pra, grisja e flamurit turk nuk duhet të shihet si rastësi as si akti i një eurodeputeti i paditur që përfaqëson votën e popullit grek, por si një akt i porositur që përcjell një mesazh.

Të grisësh flamurin e një shteti nuk është trimëri as burrëri, por tregon nivelin e ulët të individit, edukatën e fituar në bankat e shkollës, besimin e çthurur me plot ngarkesë urrejtje ndaj kombeve dhe besimeve të tjera.

Eurodeputeti grek Ioannis Lagos, me grisjen e flamurit kombëtar të Turqisë brenda Kuvendit Europian tregoi nivelin e ulët të përfaqësimit të Greqisë në BE, por edhe të vetë BE-së si një organizatë me paragjykime negative ndaj Turqisë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej