Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Greqia mbledh Parlamentin për ushtarët e shqiponjës, Shqipëria mban var’ Komisionin për Çamërinë

Nga 27.al 0

Parlamenti i Greqisë u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme i alarmuar prej shtatë kadetëve shqiptarë, të cilët guxuan të bëjnë simbolin e shqiponjës me pëllëmbë.

Për këdo që është një vend i kontinentit europian është shumë e vështirë të kuptohet përse duhet të mblidhet me urgjencë Kuvendi i Athinës, sepse shtatë djem të rinj, gazmorë që po kryejnë detyrimin ushatrak në Ushtrinë Greke bëjnë simbolin e origjinës së tyre. Ku qëndron logjika e thirrjes jashtë radhe të Parlamentit? Ka ngjarë ndonjë e pabërë? Atdheu është në rrezik apo dita e kiametit po troket në derë?

Në fakt, asnjë nga këto, por në vendin fqinj, anëtar të BE-së dhe NATO-s shovinizmi konsiderohet patriotizëm dhe këtu merren vesh të gjithë nga komunistët e rinj të Ciprasit tek fashistët e rinj të Panos Kamenos dhe nazistët e Agimit të Artë.

Në Shqipëri ndodh krejt e kundërta. Internacionalizmi është brumosur thellë qysh në kohët e kuqe. Njerëz të rëndësishëm të skenës politike si Gramoz Ruçi, Arta Dade apo Petrit Vasili sorollaten me procedurë për të shtyrë Komisionit Hetimor për Çështjen Çame!

Ata të Ahtinës mbledhin Parlamentin për dy pëllëmbë shqiponjë, këta të Tiranës kanë hallin  mos lëndojnë ndjenjat e atyre të Athinës, meqë Komisioni Hetimor ka për qëllim të zbardhë masakrën që ata të Athinës kanë kryer me zell dikur (dhe po me kaq zell e mbrojnë sot) ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare.

Gramoz Ruçi, Arta Dade e Petrit Vasili kanë merak mos lëndojnë ndjenjat e nazi-fashistëve grekë, ndërsa kanë gjetur ditën më të keqe për t’u bërë fresk.

Gjithsesi, falë ngulmimit të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet javën e ardhshme pas këshillimeve të gjata do të futet sërish në Konferencën e Kryetarëve Komisioni Hetimor për Çështjen Çame. Nëse nuk do të arrihet marrëveshje, atëherë për turpin Gramoz Ruçit, Arta Dades, Petrit Vasilit dhe jo vetëm, do të jetë seanca plenare që do të vendosë për ngritjen e këtij Komisioni. PDIU deklaron që mungesa e kohës nuk është justifikim dhe është e gatshme ta kalojë provën e votimit në seancë plenare, sepse jo vetëm një pjesë e deputetëve të shumicës janë shprehur pro, por së fundi mësohet që Partia Demokratike në opozitë është e gatshme të votojë ngritjen e këtij Komisioni.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej