Greqia e Serbia shpresojnë te Meta e Berisha – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greqia e Serbia shpresojnë te Meta e Berisha

19:33 | 02/02/2017
në Opinion
0

Nga Spartak Ngjela

l.

Një kryeministër grek, komunist- trockist qesharak, dhe një kryeministër serb që e do Serbinë në Bashkimin Europian, por që të dy bashkë i çmend një Shqipëri e fortë në aleancë me Amerikën – dolën këto ditë hapur kundër Kosovës.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Kjo pritej, ashtu siç pritej që të dilnin pro tyre edhe hallexhinjtë e korrupsionit shqiptar: Meta dhe Berisha. Kanë dalë prej disa muajsh këta të dy kundër çështjes çame dhe Himarës, se në të vërtetë janë katundarë politikë shqiptarë të sëkëlldisur, që mendojnë se historia e re e alencës shqiptaro-amerikane dhe përkrahja gjermane dhe europiano-perëndimore për Reformën në Drejtësi, është një çështje thjesht morale e të drejtave të njeriut dhe e demokracisë në Shqipëri, që nuk zgjat.  Kurse në fakt kjo është një çështje shumë e mprehtë e cila, para së gjithash, ka lidhje me historinë.

Ngjashmërisht, edhe të dy kryeministrat, ai i Athinës dhe ai i Beogradit, kanë lidhje me historinë, se janë emisarët e fundit të antishqiptarisë ballkanike; por, edhe Meta e Berisha kanë lidhje me historinë, si shitësit e fundit të interesit kombëtar shqiptar.

ll.

Sot këtu, në këto 28000 kilometra katrorë të Shqipërisë, janë përplasur intetesa të mëdha të Perëndimit në dy drejtime: në ekonomi dhe në gjeopolitikë.

Në ekonomi luajnë miliarda, kurse në gjeopolitikë, shqiptarët mbetën të vetmit miq realë të Perëndimit në Ballkanin Perëndimor, ashtu sikurse ka thënë që para mëse një shekulli politika austrohungareze.

Në fakt, politika shqiptare prej 10 vjetësh ka qenë kundër reformave institucionale dhe reformës në drejtësi që ka kërkuar Uashingtoni, pa të cilat nuk mund të kishte dot as aleancë reale politike me Uashingtonin dhe as investime europiano-perëndimore për të sjellë parametrat e tregut shqiptar me ato të tregut të përbashkët të Bashkimit Europian.

Por ndërkohë gjithçka ka hyrë në hullinë e progresit real shqiptar, sepse gjatë vitit 2016, me forcë politike të drejtpërdrejtë, Uashingtoni ia arriti t’ia marrë klasës politike të korruptuar shqiptare reformën kushtetuese ku implementohet Reforma në Drejtësi. Pikërisht këtu qëndron frika Meta-Berisha, sikurse edhe frika e Beogradit dhe Athinës, që i paskan varur shpresat te Meta dhe te Berisha kundër kësaj Reforme. Por edhe kryeministri shqiptar duhet të ketë kujdes se marrëveshja që ka me Uashingtonin është e vetmja politikë për të. Një politikë mendjelehtë dhe kundër interesit amerikano-shqiptar në Ballkan, e çon edhe këtë në sëkëlldinë Meta-Berisha.

lll.

Reforma në Drejtësi tani është e pandalshme. Gjyqtarët filluan dje të japin dorëheqjen, dhe Parlamenti Europian po dje u kthye i tëri nga Tirana, kur vijoi me impenjim të fortë politik nxitjen me kusht të procesit të Reformës në Shqipëri.

Dhe kjo muk mumd të jetë e rastit – dorëheqja e gjyqtarëve përcaktoi fillimin konkret të Reformës në Drejtësi. Administrata e re amerikane shkoi edhe më tej kur kërkoi ngritjen e ushtrisë shqiptare në Kosovë. Sigurisht që këtë do t’ia kërkojë edhe Tiranës, se është normalitet politik: kur në një vend pleksen interesa të mëdha ndërkombëtare ekonomike dhe gjeopolitike, forca ushtarake e atij vendi është domosdoshmëri. Kjo po ndodh në të dy shtetet shqiptarë në Ballkan: “ata duhet të armatosen”. Dhe këtë po e kërkon Uashingtoni me politikën e re.

Normal: duhej të ishte bërë. Vetëm NATO nuk mjafton. Kjo riarmatosje e dy shteteve shqiptarë në Ballkan do të jetë risia që pritet të ndodhë shpejt. Prandaj kjo është arsyeja që, të shqetësuar nga fenomeni i ri shqiptar në Gadishullin Ilirik, dy kryeministra shtetesh në krizë, kryeministri grek dhe ai serb, u takuan në Beograd. Dhe folën nonsense politike edhe kundër Kosovës, kur Kosova është sot influencë tërësore amerikane. Në fakt ata i tremb fermentimi real i idesë kombëtare reale shqiptare, dhe avancimi i botës shqiptare në Ballkan. “Po sikur të forcohet kjo botë tani që duket se Maqedonia do të dominohet nga shqiptarët? Po shqiptarët e Çamërisë, po genocidi grek kundër shqiptarëve të Çamërisë? Po ortodoksët maqedonas që po deklarohen shqiptarë? Çfarë mund të ndodhe me shqiptarët e malit të Zi?” – këto janë pyetjet që duket se bënë së toku bashkë në Beograd dy kryeministra shtetesh të drobitur, që ende duan të jetojnë kundrejt shtypjes së shqiptarëve në vendet e tyre.

Por e kanë fare kot: Kjo është koha e shqiptarëve… keni për ta parë! Shikojeni me përbuzje! – te këta të dy kryeministra që s’kanë kohë, kërkon të mbështetet për të mbijetuar korrupsioni shqiptar, përkatësisht Meta dhe Berisha. Në fakt kjo ka qenë një sëmundje e vjetër shqiptare, sepse shqiptarët gjithmonë janë shitur te fqinjët nga pseudokrerët e tyre. Por kjo sot është krejt e krejt një kotësi. Kot së koti dhe fare kot. Procesi i riformimit real të shtetit shqiptar dhe i të gjithë botës shqiptarë në Ballkan ka filluar. Për të gjitha ato që u përmendën më lart: Ai nuk mund të ndalet!

Etiketa: Çeshtja çameGreqia dhe SerbiaHimaraNATOshqiptaret e cameriseshqiptaret e Malit te ZiShqiptaret e MaqedoniseSpartak Ngjela

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Kriza e koalicionit/ Meta dhe Vasili në presidencë

Kriza e koalicionit/ Meta dhe Vasili në presidencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

15:58 | 25/12/2025
Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

15:46 | 25/12/2025
Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

15:30 | 25/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

15:16 | 25/12/2025
Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

15:00 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –
  • Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –
  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –
  • Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –
  • I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com